KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Fejohen sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

14 Tetor 2018

Burime të sigurta konfirmojnë për Anabel lajmin e bërë publik ditën e djeshme nga Gazeta Express: Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha fejohen ditën e sotme në një ceremoni që thuhet të jetë intime.

Në shkurt të vitit të kaluar, u ndezën zërat mbi një propozim të mundshëm nisur nga deklarata e Shkëlzenit në ditën e Shën Valentinit, ku i kërkonte Arminës të ishte përgjithmonë pranë tij.

Megjithatë, ai ia ka drejtuar pyetjen e madhe Arminës kohë më parë në liqenin e Komos, me unazë e më të gjitha, siç e kërkon adeti. “Unë e kam marrë propozimin,"- tha Armina e ftuar në studion e Rudina Magjistarit. "Kjo ishte diҫka pak më publike nga ana e tij, që unë nuk e prisja, sepse prisja një urim më të zakonshëm, më intim. Sigurisht, m’u bë shumë qejfi, sepse ishte disi më e veҫantë dhe një tregues për të gjithë njerëzit që ne po shkojmë drejt një hapi të rëndësishëm."

E kështu pra, pavarësisht se bashkëjetojnë prej kohësh, një hap i rëndësishëm simbolik hidhet sot.

MOS I HUMBISNI