Rita Ora, vendosi të ketë përgjithmonë të gdhendur në trupin e saj, një fjalë shqip. Tatuazhi i fundit i këngëtares është fjala "zog" dhe gjendet e shkruar në qafën e saj.
"Kur isha e vogël, nëna ime më thërriste 'zogi mamit'!"- shkruan Rita ku i sqaron ndjekësve se ç'kuptim ka kjo fjalë në gjuhën shqipe.
Vieë this post on Instagram
Pavarësisht se për të huajt një shprehje e tillë përkëdhelëse mund të tingëllojë çuditshëm, nga komentet vihej re se ndjekësit ishin entuziastë dhe shumë të frymëzuar.
"Zog" dukej bukur në qafën e këngëtares, por dyfish më të bukur e bën kuptimi që mbart. Nëse edhe ti je "zogu mamit", falë Ritës, e gjete dhuratën më të bukur që mund t'i bësh!