Showbiz dhe TV

Postimi që shpjegon misterin pas Genc Prelvukajt

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2020

Postimi që shpjegon misterin pas Genc Prelvukajt

Genc Prevlvukaj mund të jetë reper dhe producent si plot të tjerë, por seç ka diçka ndryshe te ai. Njëfarë pjekurie, tërheqjeje, fjale të matur.

Nëpër Instagramin e Gencit, do t’ju hasin sytë kudo të njëjtën pozë të menduar, që sheh poshtë ose diku larg, të njëjtat përshkrime të prera e të ftohta. Për sa i përket jetës personale, një vit më parë producenti e tha troç se ai dhe Eni Koçi janë bashkë. “Po, është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë,” tha ai në “Op Labi Party.” Çfarë fjalësh të freskëta! Kush pranon romanca haptazi ditët e sotme.

Kur u kritikua për lakuriqësi në videoklipin e këngës “Dilema,” Genci iu përgjigj fansave me një ese të mirëfilltë. Po, ese nga ato që bënim në shkollë ku çdo paragraf nis me “së pari,” “së dyti” e kështu. Edhe në instanca kritikash të tjera, producenti është i përmbajtur dhe reagon me kundërargumenta dhe jo me ndjenja. Çudi. Ka diçka në këtë mes, apo jo? Ai është ndryshe.

Pak orë më parë, Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit e tij se është pranuar në studimet e doktoraturës në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, në lëminë e Historisë. “Një rrugë e re, një detyrë e bukur që i kam vënë vetes,” shtoi ai. Kjo shpjegon gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Genci, përveçse ka përfunduar arsimin e lartë për Gjuhë Shqipe dhe për Shkenca Politike, përveçse është specializuar e trajnuar më tej, ndjeu nevojën dhe dëshirën për të përfunduar doktoraturën në moshën 39-vjeçare. Kjo plus faktit që shërben si këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës mbi rininë dhe të drejtat e autorit. Ja çfarë ndodh kur vijon të kultivosh veten përtej arritjeve domethënëse në karrierë. Qëndron me këmbë në tokë dhe piqesh!