TV Mania

Luana Vjollca do ju martojë këtë vit

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2020

Luana Vjollca do ju martojë këtë vit

Kur Luana postoi këtë deklaratë “misterioze” në Instagram, s’qenë të paktë ata që përmendën menjëherë emrin e saj dhe të Krenar Çoçajt,të dashurin e moderatores prej kohësh. A thua se Luana do t’jua lehtësonte gjërat kaq shumë. Naivë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Në fakt, këtë vit do martoheni ju. Ju që doni të martoheni sigurisht. Postimi ishte njëfarë marketingu për emisionin e ri me autorësi dhe drejtim të Luanës që titullohet “Take Me Out Albania.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Shkurtimisht më pas, ajo postoi promon e emisionit dhe shtoi: “Do të martoheni ju. Do të gjeni njeriun e ëndrrave ju, do të prekni ëndrrën, suksesin e famën ju, do të jetë viti juaj.”

Bëhet fjalë për formulën që Anabel zbuloi dy javë më parë. “Take Me Out,” në versionet e huaja, ka një burrë përballë 30 grave. Përmes dritave të podiumeve që fiken dhe ndizen, gratë vendosin nëse janë të interesuara apo jo për beqarin në qendër të skenës.

Në fillim të janarit, Luana tha se do të rikthehet për një ose dy muaj me një emision të ri. S’do ishte çudi sikur “Take Me Out Albania” të niste më 14 shkurt. Aplikoni këtu nëse doni të martoheni këtë vit.