News

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre fëmijë të paralizuar?

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

Për Gëzimin, Arlindin dhe Adin çdo ditë është e njëjtë. Nga karriget e tyre me rrota, ku qëndrojnë prej vitesh, çdo ditë presin me shpresë që dikush do mundet t’i ndihmojë; t’u japë mundësinë që edhe ata si vëllai i tyre, Arditi, të munden të shkojnë në shkollë.

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

Familja Idrizi jeton në fshatin Sukth në Durrës, në një shtëpi me qira, e cila pas tërmetit është në kushte edhe më të rënda. Shpëtimi, kryefamiljari, mundohet të punojë kur gjen punë, por i duhet të qëndrojë edhe në shtëpi, pasi për Lirien është shumë e vështirë të kujdeset e vetme për tre fëmijët dhe vjehrrën, e cila njërin krahë e ka të paralizuar.

“[Është] shumë e vështirë të jetosh me tre fëmijë të sëmurë, me qira. Kanë nevojë për doktor, për çdo gjë; për pampersa, për rroba. Kur nuk ke lekë t’i blesh asnjë kostum, asgjë. Nuk është një, por janë tre dhe është shumë e vështirë.

Nuk qëndronin në këmbë si gjithë fëmijët e tjerë. Atëherë ky i madhi mbeti, nuk eci më. Në atë kohë më lindi dhe djali i dytë. Një vit ka ecur shumë mirë edhe në rreth. Pas një viti ka mbetur edhe ai. I kemi çuar për kontrolle, thonë që e kanë zhvillimin me vonesë. Por, deri tani nuk kanë ecur fare. Djali i madh është me keq se të tjerët, sepse nuk lëviz fare. Është edhe më astmë, pasi shtëpia është me shumë lagështirë.

Duhet t’ia blej ilaçet çdo muaj, duhet ta çoj në spital shpesh. Sepse sapo ndryshojnë stinët, sëmuret dhe i bllokohet fryma. Nuk i kam çuar për terapi, pasi nuk kam pasur mundësi, është shtrenjtë. T’i jap për të ngrënë a të paguajë qiranë. Nuk kam pasur mundësi, por me shpirt i kisha çuar çdo ditë. Sepse ata kanë qejf të rrinë me fëmijë, të mësojnë të shkruajnë, të lexojnë. Të paktën të bëhen për vete që të mos kenë nevojë për dikë që t’i ulë apo t’i mbajë, sepse sot dhe nuk jam mirë. Shtyllën kurrizore e kam shumë keq, ngaqë i mbaj në peshë. Jam shumë e lodhur. Kërkojnë shtëpi, por si t’ia bëj. Nuk kam mundësi t’i bëj shtëpi.”

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

Çdo ditë teksa vëllai i tyre, Arditi, shkon në shkollë, tre fëmijët ëndërrojnë se edhe ata shkojnë me të. Edhe pse shpesh i kap trishtimi, sërish arrijnë të buzëqeshin.

“-Ti di të lexosh? Po. -Çfarë lexon? Shkronjat. A,B,C. -Ke qejf të mësosh? Shumë. Edhe Adi ka qejf të shkojë në shkollë, me Arditin dhe me mua. Dua të lexoj libra me përralla, të çohemi në këmbë dhe të luajmë me top. -Çfarë bën ti gjithë ditën? Rri, nuk bëj asnjë gjë. Vetëm rri. -Shokë ke? Po. Arditin e kam shok. -Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Doktor, të vizitojë të tjerët e të shoh se çfarë kanë. -Për çfarë i lutesh Zotit? I lutem për një shtëpi të re dhe të eci.”

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

Liria kërkon mbështetje për t’i bërë një kontroll tre fëmijëve, pasi ende ka shpresa se një ditë do munden të ecin. Por, është e pamundur t’i sigurojë djemve trajtimet që mund të nevojiten. Familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe shtëpia në të cilën janë me qira, ka pësuar shumë dëme pas tërmetit të 26 nëntorit duke ia rrezikuar çdo ditë e më shumë jetën familjes.

“Asnjë ditë nuk e kanë pasur të lumtur. Asnjë ditë. Nuk çohen asnjë ditë të gëzuar se po shkojnë në shkollë, apo se bëjnë diçka ndryshe. Veç çohen nga gjumi dhe në karrocë. I bëjmë një xhiro nëpër rrugica dhe kaq është xhiro e tyre. Nuk shkojnë askund tjetër. Dy karroca kanë sepse njëra është prishur dhe njërin nga djemtë e mbajmë në krahë. Edhe këto të falura janë. Këta kërkojnë të hanë, të pinë, mundësitë nuk janë tamam siç i duan ata. Është shumë e vështirë. As lekë për të blerë drunj nuk kemi.

Të falur e kemi edhe sobën, nuk kemi pasur mundësi ta blejmë. Banja nuk është tamam, që të plotësojë kushtet për ta. Është e vogël. [Për t'i larë] i ul në tokë, ashtu i laj. Dhoma e gjumit është ngushtë, dy krevate kemi. Dhe flemë nga dy persona se fëmijët janë të sëmurë dhe duhet t’i kem të gjithë në dhomë.

Dhe atë natë që ra tërmeti ishim në gjumë me fëmijët e nuk mundesha t’i nxirrja jashtë. Janë trembur shumë dhe vazhdojnë të jenë të trembur. Janë shumë të dramatizuar nga tërmeti, shtëpia është e vjetër. Është duke rënë e gjitha. Nuk është shtëpi që të jetojnë të sëmurët. Nga momenti në moment thua se po shembet. Jemi duke fjetur me frikë.”

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

Teksa Liria bën thirrje për ndihmë me dëshpërimin e një nëne, Arlindi ia kthen me një shpresë frymëzuese, i bindur se shqiptarët do t’i ndihmojnë.

“Kam shpresë se do më ndihmojë dikush, që të bëjmë diçka për këta fëmijë. T’i bëhet një kontroll për të ditur ecin apo jo, që mos të na këputen shpresat krejt. Shqiptarët do të na ndihmojnë, kam besim.”

Familja Idrizi ka nevojë për ndihmë sa më parë dhe bashkë mund t’ia dalim! Nëse dëshironi të kontribuoni sadopak, të dhënat i gjeni në këtë postim:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Can we help this family with three paralyzed children together?

A mund ta ndihmojmë bashkë këtë familje me tre

For Joy, Arlind and Adin every day is the same. From their wheelchairs, where they have been staying for years, they wait every day in the hope that someone will be able to help them; to give them the opportunity, like their brother Arditi, to go to school.

The Idrizi family lives in the village of Sukth in Durres, in a rented house that is in even worse conditions after the earthquake. Rescue, the head of the family, tries to work when he finds a job, but also has to stay home, as it is very difficult for Lirie to care for her three children and her mother-in-law, who has one arm paralyzed.

“[It is] very difficult to live with three sick children on rent. They need a doctor, for everything; for pampers, for clothes. When you have no money to buy a suit, nothing. There is one, but there are three and it is very difficult.

They were not standing like all other children. Then this great man remained, no longer walking. My second son was born at that time. A year has gone by well in the district as well. After a year, he has remained. We took them for controls, they say they were late in development. But so far they have not walked at all. The older guy is worse than the others because he doesn't move at all. It is even more asthma, as the house is very humid.

I have to buy her medication every month, I have to take her to the hospital often. Because as the seasons change, he becomes ill and his breath becomes blocked. I didn't take them for therapy, as I didn't have the opportunity, it's expensive. Give them to eat or pay rent. I didn't have the opportunity, but I was taking them daily with my soul. Because they like to stay with children, to learn to write, to read. At least do it for themselves so they don't need someone to lower or hold them. That I am today and not exactly. I have a very bad spine because I keep them on weight. I am very tired. Looking for a home, but how to do it. I can't afford to make them home. ”

Every day as their brother Arditi goes to school, the three children dream that they too go with him. Although sadness often catches on, they still manage to have that innocent childish smile.

“-You know how to read? Yes. -What do you read? Letters. A B C. -Do you like to learn? More. Even Adi likes to go to school, with Ardit and me. I love to read fairy-tale books, get up and play ball. -What do you do all day? Hang on, I do nothing. Just stay. -You have a friend? Yes. I have a friend Ardit. -What will you do when you grow up? Doctor, visit others and see what they have. -Why do you pray to God? I beg for a new home and walk. "

Freedom seeks support to control the three children, as there is still hope that one day they will be able to walk. But it is impossible to provide the boys with the treatments they may need. The family lives in difficult economic conditions and the house they rented has suffered a lot after the November 26 earthquake. Risking the family's life every day.

"They haven't had a happy day. No day. There are no happy days that they are going to school or doing something different. They only get out of bed and into a wheelchair. We run them through the alleys and that's their turn. They go nowhere. They have two carriages because one is broken and one of the boys holds it in their arms. Even these pardons are. They want to eat, drink, the opportunities are not exactly what they want. It is too hard. We don't even have money to buy trees.

Sorry we even have the stove, we couldn't afford to buy it. The bath is not exactly to meet the conditions for them. It is small. [To wash] them down to the ground, so wash them. The bedroom is narrow, we have two beds. And we sleep from two people that the kids are sick and I have to have them all in the room.

And that night when the quake hit we were asleep with the kids and I couldn't get them out. They are very scared and they are still scared. They are very dramatized by the earthquake, the house is old. It's all falling apart. It is not a home for the sick to live. From moment to moment you say it's collapsing. We are sleeping in fear. ”

As Freedom calls for help with the despair of a mother, Arlindi returns with an inspiring hope, convinced that Albanians will help her.

“I hope someone will help me do something for these kids. Have a check on whether or not they can walk so that our hopes are not dashed. Albanians will help us, I trust. ”

The Idrizi family needs help as soon as possible and together we can do it! If you would like to contribute some, you can find the details in this post: