Kryeqytetit i janë rikthyer protestat studentore! Ashtu siç Rezistenca Rinore për Revoltë studentore paralajmëroi, me qindra studentë në Fakultetin Filologjik janë mbledhur përpara universitetin dhe të revoltuar brohorasin kundër Paktit për Universitetin.
Ata, kanë bojkotuar mësimin dhe thuhet se bëjnë thirrje që protestës t'i bashkohen edhe të tjerë.
Studentët, pretendojnë se pakti për universitetin është thjesht një mashtrim dhe kanë shtuar se qeveria ka nisur të trembet rebelimit të tyre. Si pasojë, shkollat kanë nisur të ndryshojnë oraret e seminareve dhe programit mësimor, me qëllim pengimin e protestave.
Studentët prej disa javësh kanë deklaruar se do të rikthehen te protestat masive kundër qeverisë.
Të mërkurën, mbi 500 studentë të revoltuar në Fakultetin Filologjik nisën të brohorasin kundër Paktit për Universitetin.
Protestës i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetin e Drejtësisë të cilët kanë bojkotuar mësimin për t'u bashkuar të gjithë pranë Korpusit. Kujtojmë që dhjetorin e kaluar të gjithë studentët u ngritën në protesta masive, ku kërkonin rishikimin e reformës në arsim.
Burimi: Panorama & Syri.Net