Mbretëria e Bashkuar
Deri në 2015-n, një vit studimi në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar kushton rreth 990 mijë lekë*. Tarifat e studimit kanë një çmim tavan që përcaktohet nga qeveria dhe zakonisht nuk e kalojnë vlerën e një milion lekëve në vit.
Japoni
Deri në 2016-n, universitetet publike në Japoni kushtojnë 930 mijë lekë në vit. Shifra u përllogarit në bazë të të dhënave të Ministrisë së Edukimi të Japonisë.
Rusi
Sipas Ministrisë së Shkencave dhe Arsimit të Lartë të Federatës Ruse, tarifa mesatare e studimit në universitetet ruse varion nga 200 mijë lekë në 1.3 milion lekë në vit. Çmimet ndryshojnë në varësi të rajonit, universitetit dhe fushës së studimit.
Meksikë
Sipas World Education News + Reviews, deri në 2019-n, tarifat e studimit në universitetet publike në Meksikë variojnë nga 40 mijë lekë në 90 mijë lekë në vit. Tarifat në universitetet private variojnë nga 180 mijë lekë në 1.8 milionë lekë.
Kinë
Sipas World Education News + Reviews, deri në 2019-n, tarifat e studimit në universitetet publike në Kinë variojnë nga 78 mijë lekë në 94 mijë lekë në vit. Universitetet më të mira në Kinë janë institucione publike që financohen nga qeveria dhe si rrjedhim, kanë tarifa të ulëta.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Sipas World Education News + Reviews, deri në 2019-n, studentët në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe paguajnë mes 1.1 milionë lekë deri në 2 milionë lekë për nivelin Bachelor.
Suedi
Një studim i vitit 2017 nga Organization for Economic Co-operation and Development (OECD) vërtetoi se universiteti në Suedi është falas. Sidoqoftë, 85% e studentëve diplomohen me borxhe. Edhe pse shkolla është falas, kostot e jetesës janë të larta dhe shumica e studentëve duhet t’ia dalin vetë.
Egjipt
Sipas World Education News + Reviews, deri në 2019-n, tarifat e studimit për studentë jo egjiptianë arrijnë vlerën e 110 mijë lekëve në vit. Tarifat janë më të ulëta për studentët egjiptianë.
Kanada
Një studim i vitit 2017 nga OECD zbuloi se studentët kanadezë paguajnë mesatarisht 540 mijë lekë në vit.
Korea e Jugut
I njëjti studim i OECD zbuloi se studentët në Korenë e Jugut paguajnë thuajse sa ata kanadezë.
Kili
Një student në Kili paguan mesatarisht 840 mijë lekë në vit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sipas të dhënave të mbledhura nga College Board që u analizuan nga 24/7 Wall St. pagesa e studimit, tarifat, konvikti dhe të tjera pagesa në institucione publike kapin vlerën e 2.3 milionë lekëve në vit. Në institucione private, shifra arrin vlerën e 5.3 milionë lekëve.
*Të gjitha vlerat janë shprehur në lekë të reja