Vip Vanity

Produktet që Hailey Bieber përdor për lëkurën kushtojnë sa tre muaj qira

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2020

Produktet që Hailey Bieber përdor për lëkurën

Hailey Baldwin poston foto pa grim e pa filtra sepse mundet! Ajo përdor një mori me produkte të shtrenjta dhe cilësore që kushtojnë sa qiraja e tre muajve, sa një makinë e vogël apo sa një çantë e re LV. Intervali i çmimeve të produkteve nisin nga 28 dollarë e arrin deri në 265 dollarë.

Modelja e nis me larësin dhe pambuqet e freskëta nga CK Perfect Skin, një linjë e krijuar nga dermatologia e saj.

Hidratuesi i përditshëm është The Rich Cream nga Augustinus Bader. Kushton 265 dollarë për 50 ml dhe Hailey e blen për herë të tretë. Kështu që duhet të jetë i mirë.

SPF është e përballueshme. Është nga EltaMD dhe kushton 27 dollarë.

Për sa i përket serumeve, ajo preferon C E Ferulic nga SkinCeuticals (166 dollarë) dhe Active Botanical Serum nga Vintner’s Daughter (185 dollarë).

Ndërsa për sa i përket maskave, Dr. Barbara Sturm Clarifying Mask (145 dollarë) dhe F-Balm Electrolyte Waterfacial Mask nga Drunk Elephant (52 dollarë) dhe SkinMedica HA5 Rejuvenating Hydrator (120 dollarë).

Për të pastruar grimin, Druk Elephant Slaai Makeup-Melting Butter Cleanser and Bamboo Booster (34 dollarë).

Pa përfshirë dy produktet nga dermatologia që nuk u dihen çmimet, në total, çdo mëngjes dhe çdo darkë Hailey vë thuajse 1000 dollarë në fytyrë.