Metropolitan

Largimi i Princ Harry dhe Meghan: Si e shkatërruan çiftin mediat britanike

Largimi i Princ Harry dhe Meghan: Si e shkatërruan çiftin mediat

Një nga problemet më të mëdha të grave me ngjyrë në forcën e punës në Britani është shtypja. Një kombinim toksik i sabotimit dhe nënvlerësimit bën që shumë gra të japin dorëheqjen para se të pushohen nga puna, duke preferuar të largohen vetë. Rrethana si këto kanë ndikuar në mbrujtjen e një brezi të ri sipërmarrësesh me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj, gratë me ngjyrë nuk u habitën kur Meghan, Dukesha e Sussex dhe Princ Harry njoftuan se do të tërhiqeshin nga rolet e tyre në familjen mbretërore, një institucion jashtëzakonisht elitist. Kjo rrëfenjë është treguar që në fillim të herës, por kësaj rradhe, nuk mund të injorohet.

Dhe sigurisht, ata që e shtynin Meghan të ndërmerrte këtë hap, tani shtiren si të habitur që fjalët e tyre patën pikërisht rezultatin që synonin.

Që kur Meghan u lidh me Harry-n në vitin 2016, është shqyrtuar nga media me analiza të tepruara që rrallherë mund të quheshin të sakta. Tabloidet britanike shkruanin për të, jo për të përcjellë një lajm, por për të njollosur imazhin e saj. Meghan është zbërthyer dhe rindërtuar me dhjetëra herë si karikaturë e ligë, gabimet dhe shkeljet e saj janë të pafundme. Krimet e saj s’kanë formë, ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë, kundërshtojnë veten; njëherë dukesha përflitet si liberale e thekur, njëherë si hienë e etur për para që do të ngjisë shkallët e klasave, varet nga audienca. Të shumtë ishin ata që shpresuan se lindja e djalit, Archie, do ta zbuste disi median, por nuk ndodhi kështu.

Racizmi britanik është shpeshherë i fshehur dhe i koduar, por për Meghan, s’ishte nevoja të zbërtheje gjë. Urrejtja vihej re në tituj që i referoheshin lagjes ku u rrit Meghan si “të përmbytur nga bandat kriminale” dhe rolit të saj si kryeredaktore e Vogue si “përçarës.”

Dhe gjëja më e dhimbshme e gjithë kësaj është se të gjithë po e prisnim largimin dhe e dinim që nuk mund të shmangej. Edhe nëse do të kishte qenë racë e përzierë pa karrierën në Hollywood, edhe po të kishte veshur gjithmonë fustane poshtë gjurit, edhe po të mos kishte ngrënë avokado, edhe po të kishte mbajtur tenda rreth e rrotull vetes për të fshehur barkun e shtatzënisë, edhe po të kishte bërë me dhjetëra gjëra të tjera absurde për të kënaqur shtypin, a do të ishte shmangur ky rezultat? Tabloidët do ta kishin gjetur gjithsesi një mënyrë për ta përfolur negativisht. Prandaj po etiketohet si lakmitare, edhe pse premtoi të punojë për të qenë e pavarur financiarisht. Meghan e pati fatin të shkruar.

Britania sapo vendosi në detyrë një kryeministër me një të kaluar raciste dhe largoi një dukeshë me racë të përzierë sepse është një shtet racist. Mbretëria e ka gjithnjë e më të vështirë të ruajë vlerat.

Dhe e vutë re me sa shpejtësi zgjedhja e përbashkët e Harry dhe Meghan filloi të diskutohej vetëm si zgjedhja e Meghan. Mbulimi i tanishëm nga mediat e quan “shkatërruese familjesh,” Lady Macbeth që i pëshpërit helme princit. The Daily Mail, që mbushi 17 faqe me ngjarjen, e quajti ndryshimin e princit “nga një djalë qejfli në Princin e të Drejtës.” Faktin që Meghan është e ndjeshme ndaj padrejtësive racore dhe gjinore, mediat e përshkruajnë si njollosje të princit. Djali i tyre 8-muajsh përflitet si katalisti i këtij vendimi – edhe pse u krahasua me një shimpanze nga një moderator i BBC ditën që erdhi në jetë.

Mos u gënjeni: Çiftin e largoi nga mbretëria abuzimi racist, seksist dhe klasist i medias.

Sidoqoftë, nuk do të nxëmë nga gabimet tona. Kur u publikua lajmi, të gjithë gjetën një fajtor, por askush nuk fajësoi median. “Mendoj se duhen fajësuar rrjetet sociale,” tha komentatorja Claudia Joseph për The Independent. “Nëse lexon postimet për Meghan në Twitter, e kupton menjëherë pse do të largohet,” vijoi ajo, a thua se komente të ngjashme nuk i gjen dot në gazeta apo portale.

Pa e vënë re ironinë, mediat kanë vijuar të publikojnë artikuj të pamëshirshëm. Harry humbi të ëmën si pasojë e sjelljes së tabloidëve. Të paktën ai nxorri një mësim nga gjithë kjo histori.

Nga Yoi Adegoke për The Washington Post

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

The departure of Prince Harry and Meghan: How the British media destroyed the couple

Largimi i Princ Harry dhe Meghan: Si e shkatërruan çiftin mediat

One of the biggest problems for women of color in the British workforce is oppression. A toxic combination of sabotage and underestimation causes many women to resign before being fired, preferring to leave on their own. Circumstances like these have influenced the recall of a new generation of colored entrepreneurs in the United States.

Therefore, women of color were not surprised when Meghan, the Duchess of Sussex and Prince Harry announced that they would be stepping down from their roles in the royal family, an extremely elitist institution. This story has been told since the beginning, but this time, it cannot be ignored.

And of course, those who pushed Meghan to take this step now pretend to be surprised that their words had exactly the result they intended.

Ever since Meghan joined Harry in 2016, it has been scrutinized by the media with excessive analytics that could rarely be called accurate. British tabloids wrote about her, not to convey a news, but to disintegrate her image. Meghan has been dismantled and rebuilt dozens of times as a wicked cartoon, her faults and transgressions are endless. Its crimes have no form, change all the time and sometimes contradict themselves; I used to look like a hardened liberal, once a money-hungry hyenas who would climb the stairs, depending on the audience. Many were hoping that the birth of the boy, Archie, would somehow soften the media, but it didn't.

British racism is often hidden and coded, but for Meghan, there was no need to break it down. The hatred was noted in headlines referring to the neighborhood where Meghan grew up "flooded with criminal gangs" and her role as editor-in-chief of Vogue as "disruptive."

And the most painful thing of all is that we were all waiting for it and knew it couldn't be avoided. Even if it had been a mixed race without a career in Holywood, if she had always worn dresses down her knees, had she not eaten avocados, and kept tents around herself to hide her pregnancy belly, even had he done dozens of other absurd things to please the press, would this result have been avoided? The tabloids would have found a way to talk about it negatively. It is therefore being labeled greedy, even though it promised to work to be financially independent. Meghan had the fortune written.

Britain has just appointed a prime minister with a racist past and removed a mixed race Duchess because it is a racist state. The kingdom has become increasingly difficult to safeguard.

And notice how quickly Harry and Meghan's joint choice began to be discussed only as Meghan's choice. Current media coverage calls it "devastating families," Lady Macbeth whispering poison to the prince. The Daily Mail, which filled 17 pages with the event, called the prince's change "from a fun guy to the Prince of Law." The fact that Meghan is sensitive to racial and gender injustices is described by the media as tainting the prince. Their 8-month-old son is widely credited with being the catalyst for the decision - though he was compared to a chimpanzee by a BBC moderator the day he came to life.

Don't be fooled: Racist, sexist and classist media abuse has removed the couple from the kingdom.

We will not, however, learn from our mistakes. When the news broke, everyone found a culprit, but no one blamed the media. "I think social media is to blame," commentator Claudia Joseph told The Independent. "If you read Meghan's posts on Twitter, she immediately knows why she's leaving," she continued, as if she couldn't find similar comments in newspapers or portals.

Noticing the irony, the media has continued to publish ruthless articles. Harry lost his mother as a result of tabloid behavior. At least he learned a lesson from this whole story.

By Yoi Adegoke for The Washington Post