Social Buzz

Unë mendoj se njerëzimi duhet të shfaroset. Vullnetarisht.

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2020

Unë mendoj se njerëzimi duhet të shfaroset. Vullnetarisht.

Pesëdhjetë vite më parë, dola në përfundimin që planeti do të ishte më mirë pa njerëz. Po shkaktojmë shfarosjen e qindra mijërave specieve të tjera. Nëse nuk ka më njerëz, besoj se ekosistemet do të përtërihen dhe do të ketë mjaftueshëm burime për të plotësuar kërkesën. Ideja s’u prit aq mirë sa mendoja.

Nisa të besoja në shfarosjen vullnetare të njerëzimit në shkollë. U linda pas luftës në një qytet të vogël në Oregon, në Shtetet e Bashkuara. Kishte kaq shumë studentë, sa shkolla s’i përballonte dot. Kështu që, bënim mësim në kishë. Në klasë të katërt, na zhvendosënnë bibliotekën e qarkut. Teksa ne mësonim, njerëzit merrnin libra. Edhe në gjimnaz e njëjta histori. Kantina u shndërrua në klasa. S’kishte mjaftueshëm burime – dhe e njëjta gjë vlen dhe tani që brezi im është drejt fundit të jetës.

Pas një periudhe të shkurtër në ushtri, lexova librin e Paul Ehrlich, “Population Bomb,” ku argumentohej se mbipopullimi do të shkaktonte pakësimin e ushqimit dhe se do të shkaktonte uri në gjithë botën. Shkurtimisht më vonë iu bashkova një lëvizjeje që quhej Zero Population Groëth. Slogani i tyre ishte “kënaquni me dy,” por me pak matematikë, dola në përfundimin që kjo zgjedhje do të hante shumë kohë. Kemi 3.7 miliardë njerëz tepër në tokë; nuk duhet të kënaqemi me dy fëmijë, duhet të kënaqemi me zero fëmijë.

Kur mbusha 25 vjeç, doja t’i tregoja botës se e kisha seriozisht. Një universitet spitalor më bëri një vazektomi me ulje sepse isha pacienti i një studenti. Procedura u realizua me sukses.

Fillova të punoja si mësues zëvendësues, që më linte mjaftueshëm kohë të lirë të studioja problemin e mbipopullimit. Udhëtova rreth e përqark Amerikës me makina të rastit, si shumica e brezit tim në vitet ’70. Kudo që shkoja, njerëzit më thoshin që qyteti ishte shumë herë më mirë para se të shpërnguleshin të ardhurit. Në fund të viteve ’80, vendosa të jetoj në Portland, Oregon dhe i vura një emër konceptit tim: Lëvizja e Shfarosjes Vullnetare të Njerëzve. Mesazhi ynë është i thjeshtë. I inkurajojmë njerëit të ndalojnë se bëri fëmijë që biosfera t’i rikthehet lavdisë së dikurshme dhe gjithë speciet e tjera të jetojnë në paqe.

Në vitin 1996, kur hapëm një faqe ëeb-i, u bëmë goxha më popullor. Më shkruanin njerëz nga gjithë botë, shprehnin mbështetjen e tyre. Më shkruanin njerëz që s’binin dakord. “Shfarosu ti i pari,” ishte mesazhi më i rëndomtë. Në rregull, unë s’bëj dot fëmijë; rradha jote. Bisedat e mia të preferuara ishin me njerëz që s’e kuptonin tërësisht konceptin dhe bënin pafund pyetje. Preferoj të mos biem dakord me ndërgjegjje të plotë sesa të biem dakord pa e vrarë shumë mendjen.

Nuk e di sa njerëz të tjerë mendojnë si unë, por flas me qindra mbështetës çdo vit. Kemi vullnetarë në gjithë botën, nga India në Meksikë. Në marrëdhëniet e mia, e kam bërë të qartë që nuk bëj dot fëmijë. Martesa s’më ka joshur kurrë. Nëse do të isha martuar vetëm me një grua, s’do të kisha njohur dhjetëra gra të tjera interesante.

Sot, lëvizjet ekologjike nuk e kanë përqafuar konributin e mbipopullimit në krizën e ngrohjes globale. Organizata të tjera në të njëjtën fushë po punojnë shumë që të pranohen nga masa, prandaj sugjerojnë një ose asnjë fëmijë, dhe thonë kënaquni me dy. Dy fëmijë janë shumë: modelet kompjuterike sugjerojnë se edhe nëse familjet bëjnë nga një fëmijë, do të shtohen 5-10 miliardë njerëz deri në 2100-n.

Edhe pse koncepti është i njëjti, motivimi im ka ndryshuar. Në fillim, isha ekologjist, më interesonte ndikimi i njerëzimit në ekosferë më shumë se sa më interesonte njerëzimi. Tani shqetësohem më së shumti për fëmijët që vijnë në jetë. Të lindësh sot është si të shesësh vendqëndrime në kuvertën e një anijeje që po mbytet.

Ëshët e vërtetë që qytetërimi do të zhbëhet në një shoqëri pa fëmijë, por s’është e drejtë t’i sjellim në jetë thjesht sepse janë të lezetshëm. Njerëzit shqetësohen se s’do të ketë mjaftueshëm punonjës për të mbështetur pensionistët, por sistemet ekonomike janë të shpikura dhe mund të rregullohen. Nuk kemi pse lindim skllevër të rrogës për të mirëmbajtur një sistem imagjinar. Nëse shfarosemi, speciet e tjera do të kenë mundësi të përtërihen. S’do ta përjetoj dot ditën kur planeti të mos ketë po njerëz, por e di që do të jetë një ditë e mrekullueshme.

Nga Les Knight për The Guardian