Në programin e Ellen DeGeneres mund të ndodhë gjithçka! Moderatorja është e botërisht e famshme për ndërveprimin e suksesshëm që ka me të ftuarit, aq sa nuk lë asnjë rast pa i përfshirë në situata të ndryshme. E fundit, ishte Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare, realizoi një super rreng përmes kamerave të fshehta.
Dua, e veshur zakonshëm, me flokë të gjatë ngjyrë karrotë dhe me syze,i drejtohej të panjohurëve në një supermarket të Los Angeles-it me fjalët e tekstit të "Neë Rules" dhe "Don't Start Now".
View this post on Instagram
Nëse këngët ju vijnë ndërmend tani, e kujtoni që teksti nuk është dhe aq i thjeshtë për t'u shndërruar në një bisedë normale. Aq më tepër, t'i drejtohesh nga hiçi të huajve në një market, aq natyrshëm sa e bëri Dua.
"Po mendoja se si isha/ A më ndryshoi mua thyerja e zemrës? Ndoshta/ Po më shiko, më shiko ku përfundova..."
Këto fraza të tekstit Dua ja thoshte në formë bisede një zonje të rastësishme e cila nuk e njohu këngëtaren dhe fillimisht s'dinte si të reagonte. Pastaj, pas çdo fjale të Dua-s "zemërthyer" kur thoshte "Por dashuria ime nuk më do dhe unë ja them vetes", gruaja nisi ta mbështeste.
Përpos videos super argëtuese, Dua na prezantoi me një tjetër talent: aktrimin! Jo vetëm që askush nuk dyshoi për ndonjë çast se ishte kamer e fshehtë, por ia doli të ngjallte "keqardhje" tek njerëzit.
Në Instagram-in e saj, Dua tha se do ta bënte diçka të tillë vetëm tek programi i Ellen, por ku i dihet!