Siç e do tradita, Brad Pitt mbajti një fjalim të shkurtër në Golden Globes pas marrjes së çmimit “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”. Gjatë fjalimit, Brad bëri shaka për romancat dhe lidhjet e pretenduara nga tabloidët, ku sigurisht gjithë sytë shkuan te Jennifer Aniston për të parë reagimin e saj.
“Do të doja të sillja nënën time, por nuk munda, sepse për këdo grua me të cilën më shohin pranë, thonë që e kam të dashur. Dhe do të ishte pak e çuditshme,” tha ai.
Kamera, menjëherë u fokusua te portreti i Jennifer-it, e cila u pa teksa qeshte.
Gjatë tapetit të kuq, Brad Pitt u pyet nga Entertainment Tonight përsa i përket Aniston dhe u shpreh se “i rastis shpesh që të takohet me të”. “Është një shoqe e mirë,” tha aktori. Më pas, ET theksoi se bota dëshironte një foto të tyre bashkë. “Bashkimi i dytë më i rëndësishëm?” u përgjigj me shaka Brad Pitt, duke nënkuptuar foton e ribashkimit të “Friends”, e para në Instagramin e aktores.
Aktorët ishin të martuar nga viti 2000 deri në 2005-n. Ndonëse të divorcuar, Pitt dhe Aniston kanë mbajtur gjithnjë kontakte si miq.
Artikuj të rekomanduar: