Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Dashi dhe Demi

Eklipset janë rikthyer dhe këtë muaj do të kemi dy të tillë. Kjo do të thotë që do të bëni disa rregullime të çështjet të cilat ndryshojnë me shpejtësi. Pasi të mbaroni me ndryshimet, do të vini re se rezultati do t’ju pëlqejë.

Situata e planetëve duket e mrekullueshme në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Kështu që një promovim, ofertë nga një firmë konkurruese ose një publicitet i lakmueshëm i punës suaj ka të ngjarë të jetë rrugës.

Nëse nuk keni dëgjuar një lajm të mirë për karrierën tuaj në fund të dhjetorit, mund ta merrni një të tillë më 25 ose 26 janar, plus/minus katër ditë. Eklipsi diellor në fundvit pati një ndikim shumë të madh te ju.

Urani ka qenë në prapavijë që prej 11 gushtit 2019, por do të shkojë në pozicionin e zakonshëm më 10 janar. Kjo do të ketë një efekt të shkëlqyeshëm te paga. Nëse jeni të irrituar nga përpjekja për një ngritje në detyrë ose nga dëshira për një ofertë më të mirë diku, mos u shqetësoni sepse pritet që situata të ndryshojë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Eklipset vijnë në çifte, dy javë larg nga njëri-tjetri, kështu që eklipsi tjetër do të jetë më 10 janar – një eklips i Hënës së plotë – dhe do të sjellë një kulminacion në çështjet që përfshijnë familjen dhe shtëpinë.

Saturni dhe Plutoni do ta kundërshtojnë këtë eklips, kështu që duket se do të jeni të gatshëm të pranoni më shumë përgjegjësi në shtëpi. Për shembull mund të merrni më shumë përgjegjësi nëse jeni prind, ose mund të investoni në një shtëpi, të merrni me qira një shtëpi pushimi ose të rinovoni hapësirën aktuale.

Do të keni nevojën për ndryshime në jetë dhe lajmet vijnë afër 12 janarit. Në punë, nëse punoni prej kohësh me një shef të ashpër, ka të ngjarë që ai të tërhiqet paksa nga dëshira për të dominuar.

Plutoni dhe Saturni lëvizin jashtëzakonisht ngadalë, kështu që ndryshimet do t’i shihni më mirë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

Vëmendjen do ta ktheni te miqtë më 24 janar. Mbani kontakt me dikë që ju ka borxh, sepse duket sikur paratë nuk do t’ju vijnë mbrapsht. Nëse paraja nuk përfshihet në marrëdhënien tuaj, vendosni në shqyrtim komentet e tyre. Ka të ngjarë që për disa ditë, të ndiheni konfuzë në lidhje me komentet e një prej miqve.

Më në fund, Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të qëndrojë te Shigjetari nga 3 janari deri në 16 shkurt, duke rritur mundësitë për një udhëtim argëtues. Fundjava më e mirë për t’u larguar diku është 25-26 janari, kur Marsi dhe planeti i udhëtimit, Mërkuri, do të jenë në sinkron të përkryer. Duket sikur keni nevojë të udhëtoni me një mik ose të vizitoni një të tillë. Nëse po, gjërat do të shkojnë shumë mirë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2020: Dashi dhe Demi

Do të përjetoni një fillim emocionues të vitit. Me gjashtë trupa qiellorë te Bricjapi, shtëpia juaj e nëntë e udhëtimit do të keni një situatë të jashtëzakonshme kozmike në janar. Mund të keni qenë në një udhëtim të rëndësishëm jashtë shtetit ose të jeni arratisur në një ishull ekzotik në javën e fundit të dhjetorit. Nëse jo, gjasat janë që të udhëtoni në fillim të janarit.

Mund të vendosni të shkoni në një qytet të huaj, të ri për ju, të mbushur me monumente të vjetra historike. Nuk është çudi që nuk do të doni të ktheheni në shtëpi.

Shtëpia e nëntë – kaq e rëndësishme në këtë periudhë për ju – rregullon edhe çështjet akademike dhe studimet në shkollë, punët në media, projektet kreative dhe fushën e publicitetit. Me shumë planete në Bricjap, ka të ngjarë që të pëlqeni ato që do të shkruhen për ju. Nëse studimet janë në planet tuaja të ardhshme, mund të filloni një kurs të ri në universitet. Me Saturnin dhe Plutonin që kundërshtojnë eklipsin hënor më 10 janar, puna do të jetë e vështirë në përgjithësi, por do t’i shihni përfitimet më vonë.

Eklipsi hënor më 10 janar tregon se me shumë mundësi do të bëni disa udhëtime të shkurtra, afër shtëpisë, mbase për të parë familjen, motrën ose ndonjë të afërm. Eklipsi do të theksojë aftësitë komunikuese.

Hëna e re në Ujor më 24 janar do të jetë një moment kryesor në karrierë. Në këtë kohë dhe në javët në vazhdim, do të keni mundësinë që të tërhiqni vëmendjen e personave të rëndësishëm. Urani, më 10 janar, do të kthehet në pozicion normal, dhe do të sjellë lajme të papritura. Që nga 11 gushti, Urani ka qenë në prapavijë, kështu që ka gjasa që të keni punuar më shumë se zakonisht dhe ndoshta nuk keni parë rezultate në përpjestim të drejtë me përpjekjet. Universi tashmë do të jetë në anën tuaj.

Një mënyrë që gjërat të funksionojnë më mirë është që të shkëputeni nga kompania ku punoni për një fillim të ri. Do të keni më shumë liri dhe kontroll mbi jetën dhe profesionin. Kështu mund të filloni një biznes.

Përsa i përket çështjeve të dashurisë, do të keni një periudhë fantastike përpara pasi Afërdita do të zhvendoset te Peshqit më 13 janar deri më 7 shkurt. Më 15 janar, Urani në Dem do të mirëpresë Afërditën te Peshqit – kështu romanca do të jetë marramendëse.

Dita e rëndësishme e muajit është 23 janari, kur Afërdita dhe Jupiteri do të kombinojnë forcat për një ditë të mrekullueshme me argëtim dhe dashuri.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.