Bota

Problemi i pazakontë me fishekzjarret spektakolare të Australisë

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2019

Problemi i pazakontë me fishekzjarret spektakolare të Australisë

Ishujt paqësorë të Tongës, Samoas dhe Kiribatit përshëndetën të parë vitin dhe dekadën e re. Shkurtimisht më pas, 2020-a trokiti në Australi.

Siç e kërkon tradita, në mesnatë, në qiell shpërtheu spektakli i fishekzjarreve që ndiqet botërisht pasi konsiderohet si një prej më të fantastikëve. Ama, Australia është pushtuar nga zjarret që nuk po vihen dot nën kontroll dhe si pasojë, plot njerëz menduan se anashkalimi i spektaklit të fishekzjarreve do të kishte qenë zgjedhje më e mirë. Bashkisë së Sidnej iu desh të merrte një leje për t’u pëjashtuar nga ndalimi i ndezjes së çdo zjarri të qëllimtë për të ndriçuar qiellin me shfaqjen piroteknike.

Kryeministri australian Scott Morrison tha se e mbështet vendimin dhe se fishekzjarret theksojnë forcën e vendit.

Të tjerë mbështetës rikujtuan se fishekzjarret sjellin shumë fitime në ekonominë australiane, por me mijëra të tjerë nuk bien dakord. Në Australi bien zjarre çdo vit, por gjendja s’ka qenë ndonjëherë kaq alarmante sa gjatë 2019-s. Më shumë se 275 mijë njerëz nënshkruan një peticion për anullimin e spektaklit të fishekzjarreve pasi Sidnejt nuk i duhet më shumë tym në ajër.

Problemi i pazakontë me fishekzjarret spektakolare të Australisë

Në peticion kërkohej që buxheti i alokuar për fishekzjarre të përdoret për shërbimin e zjarrfikësve që luftojnë prej javësh me flakët e papërmbajtura që kanë shkatërruar mbi një mijë shtëpi, pyje dhe habitatin e koalave.

Sidoqoftë, shfaqja u mbajt. Më poshtë gjeni foto.