Showbiz dhe TV

Copy Paste apo frymëzim: Ç’nuk shkon me këngën e Norës?

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2019

Copy Paste apo frymëzim: Ç’nuk shkon me këngën e

Pak orë më parë (e premte, 20 dhjetor), Nora Istrefi dhe Gjiko publikuan bashkëpunimin e tyre të radhës, “Anna”. Kënga flet për një histori të lashtë sa vetë bota – ajo (Nora) i këndon asaj tjetrës (Annës), e cila ka gjithë fuqinë t’i marrë partnerin (Gjikon). Në listën e gjatë të komenteve në YouTube, përpos atyre që vlerësojnë këngën e cila duhet thënë se është fiksuese, nuk mungojnë as njerëzit që vënë në dukje se kënga, në mos përkthim, është frymëzuar kokë e këmbë nga “Jolene” e Dolly Parton.

Për të kuptuar më mirë për çfarë bëhet fjalë, ja krahasimi:

Të dyja, si Nora ashtu edhe Dolly Parton, i drejtohen një emri të përveçëm, njëra Annës e tjetra Jolene.

Dolly Parton: Jolene, Jolene, Jolene, Jolene/ Të lutem, mos ma merr burrin tim/ Të lutem mos e bëj thjesht sepse mundesh.”

Nora Istrefi: O Anna/ Oh no no Anna/ Dashnin tem ti mos e merr/ E di që mundesh po s’o fair (nga anglishtja-nuk është e drejtë).

Të dyja, si Nora ashtu edhe Dolly Parton, flasin për bukurinë fizike të Annës dhe Jolene.

Dolly Parton: ”Bukuria jote s’ka të krahasuar/ Me flokë gështenjë që shndërrisin/ Me lëkurën e fildishtë dhe sytë smeraldë.”

Nora Istrefi: “Ajo është e bukur/Ajo është e mirë/ Trupi i saj nuk ka koment/ Buzët e saj si karamel.”

Të dyja, si Nora ashtu edhe Dolly Parton, theksojnë se lumturia e tyre është në dorën e Annës dhe Jolene:

Dolly Parton: “Lumturia ime varet nga ti/ dhe nga çfarëdo vendimi që do të marrësh.”

Nora Istrefi: “Lumturia jem nuk o n’dor tem/ Varet ti ça vendimi merr.”

Të dyja, si Nora ashtu edhe Dolly Parton, thonë se Anna dhe Jolene mund të kenë cilindo burrë të duan.

Dolly Parton: “Ti mund të kesh cilindo burrë që do/ Por unë s’mund të dashuroj më kurrë/ Ai është i vetmi për mua.”

Nora Istrefi: “Se ai osht krejt çka unë kom/ Është jeta ime/ Ti mundesh me pas kon don/ Mendoje mirë.”

Duhet thënë gjithashtu se në fillim, fill pas publikimit të këngës, në video shkruhej se teksti u realizua nga Era Istrefi dhe Gjiko. Tani, teksti nuk përmendet kurrkund në përshkrim.

Copy Paste apo frymëzim: Ç’nuk shkon me këngën e

Ka tri mundësi. Erës – ose kujtdo tjetër që ka shkruar tekstin – mund t’i ketë mbetur diku thellë në subkoshiencë teksti i “Jolene” dhe e ka prezantuar si ide origjinale. Njihet si Cryptomnesia dhe është tepër e përhapur në fusha krijuese. Cryptomnesia ndodh pasi truri e dëgjon shpesh diçka, e harron dhe rikujton, por pa kujtuar burimin origjinal. Ose, kemi të bëjmë me frymëzim nga kënga e njohur e këngëtares së famshme të muzikës country. Ose, kemi të bëjmë me kopje.

Komente: