Fjoralba Ponari është gati të moderojë "Jeho", programin e ri që nis në Top Channel, por s'është gati të qëndrojë pafundësisht në televizion si imazh.
Ponari, e cila (ndonëse me periudha shkëputjeje) prej 5 vitesh është pjesë e ekranit mendon se televizioni ka një datë skandence. Këtë, e lidh me imazhin.
E pyetur nga Bieta se cilën prej profesioneve (stomatologjinë apo ekranin) do më shumë, Fjoralba përgjigjet:
"Nuk i ndaj dot, i dua të dyja njësoj. Televizioni ka një datë skadence nëse do t'i referohemi imazhit. Mendoj se ka një limit moshe..."
Pa mbaruar fjalinë, Sulo e kundërshtoi për t'i thënë se në fakt është provuar krejt e kundërta.
"60-të e kusur vjeç janë ato që bëjmë këtë emision si unë dhe kanë trupa, artikulim e shprehi që ta marrin në kthesë!"
Gjithsesi, Fjoralba i qëndron mendimit të saj, prandaj nuk e sheh veten gjatë në televizion, aq më tepër si imazh.
"Nuk e shoh gjatë veten, por s'dua të shkëputem nga bota e medias. Ndoshta diçka në produksion...S'dua t'i shkëputem emocionit që të fal televizioni."- përfundoi ajo.
Ju ç'mendoni?!