Shëndeti

Zhdukeni herpesin në buzë me 5 hile të vockla

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2019

Zhdukeni herpesin në buzë me 5 hile të vockla

Në listën e gjërave më të bezdisshme të dimrit, herpesi në buzë qëndron në krye të saj. Ndonëse e dimë që brenda disa ditëve do të zhduket, nëse nuk trajtohet, ditët mund të shndërrohen në javë. Ç'duhet të bëjmë? Fillimisht, harroni të vini make up rreth asaj zone.

Qetësojeni me kamomil

Kalimi i lëngut të nxehtë të kamomilit në plagë ndihmon në shërimin e membranës së plagës.

Mjalti

Lyejeni plagën me mjaltë deri në 4 herë në ditë dhe herpesi do të shërohet për tre ditë. Mjalti është edhe më efektiv se sa kura me medikamente. Fatkeqësisht ai nuk parandalon rishfaqjen e herpesit, por e shëron atë në kohë rekord.

Mbajeni të thatë

Pasi e keni lyer me mjaltë, duhet ta mbani plagën e thatë. Kjo nuk do të thotë të mos hani ose të mos flisni, por kujtohuni ta mbani thatë. Në farmaci ka disa leukoplastë të krujuar për këto plagë të vogla, të cilat jo vetëm që mbajnë larg lagështirën, por janë edhe të padukshme.

Hani si duhet

Një nga mënyrat për të parandaluar rishfaqjen e herpesit në buzë është ngrënia e rregullt. Pas daljes së parë, virusi qëndron i fjetur në trup dhe pret rastin për t'u rizgjuar. Për ta ndaluar, përdorni ushqime të pasura me lizinë. Lizina është një aminoacid, i cili krijon proteina, me ndihmën e të cilave trupi shërohet. Ushqime të pasura me lizinë janë qumështi, mishi i qingjit, fasulet dhe tërshëra.

Thojini jo çokollatës

Nëse ndjeni se do të ftoheni ose ftoheni shmangni ushqimet me argininë. Arginina është aminoacid, por që ndryshe nga lizina, nxit zgjimin e herpesit. Përqëndrimet më të larta të argininës gjenden në arrat, bajamet, kikirikët, ginsengu, bizelet dhe ...çokollata.