Lifestyle

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Turizmi është një ndër sektorët kryesore më të suksesshëm në rritje vitet e fundit në Shqipëri, e si i tillë është e nevojshme që të promovohen në mënyrë të vazhdueshme bukuritë dhe karakteristikat që e bëjnë Shqipërinë të vecantë dhe të pëlqyeshme për t’u vizituar nga turistët brenda për brenda Shqipërisë, por edhe nga turistë të huaj, të cilët mund të njohin dhe vizitojnë vendin tonë.

Me synimin e vetëm promovimin e Shqipërisë mori hov konkursi i kartolinave “Albania, The Beautiful”, për të shërbyer si një dritare, në të cilën shpalosen bukuritë mahnitëse, të cilat vendi ynë i ka me bollëk.

Albania, The Beautiful

Ky konkurs kishte disa karakteristika që e bënë atë unik në llojin e vet. 

E para ishte se u bë promovimi i “Shqipërisë së Bukur” me aspekte të reja, tërheqëse, magjepsëse, sekrete apo të panjohura më parë, ndryshe nga pamjet që kanë qarkulluar deri më tani.

Po aq e vecantë në këtë konkurs ishte se promovimin e bënë arkitektë, dizajnerë, fotografë, piktorë, studentë, nxënës, profesionistë , të cilët e jetojnë cdo ditë Shqipërinë.

Po ashtu duhet përmendur fakti se të gjitha propozimet kreative për Shqipërinë e Bukur u kristalizuan në një nga mjetet me klasike të promovimit turistik, sic është Kartolina. 

Konkursi u zhvillua në disa faza. Fillimisht iu bë thirrje të gjithë kreativëve të bëheshin pjesë e konkursit, duke na treguar përmes SYRIT, NDJENJES dhe KREATIVES së tyre SHQIPERINE E BUKUR përshtatur në një kartolinë.

Albania, The Beautiful

Propozimet e konkursit ishin vërtet magjepsëse, mbi 150 të tilla, me një mori mesazhesh, idesh, dizajnesh dhe teknikash nga një punim grafik, tek një fotografi, pikturë, punë artizanati etj.

Të gjithë sollën idetë e tyre unike. Dikush me një pikturë të qytetit të tij, dikush tjetër solli pak aromë shkodre, një tjetër sloganin promovues “Kush t’don, t’viziton, dikush nëpërmjet punës së dorës solli “Valët e Detit” në një kartolinë unike, dikush pasqyroi nëpërmjet një fotoje “Love…Let’s get lost in the Mediterranean”, një konkurent punoi kolazhin me simbolet shqiptare, ku nuk kishte si të mungonte fustanella tipike, një tjetër nëpërmjet artizanatit, dikush sugjeroi: “Watch more sunsets that netflix” e shumë e shumë punime të tjera kreative.

Albania, The Beautiful

Secili nga pjesëmarrësit dha prej vetes së tij , duke na treguar se cfarë është Shqipëria e Bukur sipas tij.

Kartolinat pjesëmarrëse në konkurs ishin nga e gjithë Shqipëria, nga Thethi, Dibra e Shkodra e deri në Vlorë e Sarandë.

Të gjitha propozimet kreative u vlerësuan nga një juri profesioniste, e cila në bazë të idesë, kreativës dhe cilësisë së punimit përzgjodhi 16 më të mirat. 

Këto kartolina do të shpërndahen në të gjithë rrjetin MANIACARD, në qytetet kryesore të Shqipërisë, për t’u njohur dhe tërhequr nga publiku, duke u bërë suveniret më të vecanta që shprehin sentimentin dhe këndvështrimin e qytetarëve për bukuritë e vendit të tyre dhe që fiksohen në mendjen e të gjithë atyre që i shohin.

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Faza më tej e konkursit ishte zbulimi i 16 kartolinave më të mira. Enkas për të u zhvillua një event unik në llojin e tij, në formën e një ekspozite të hapur, në të cilën u shfaqën për herë të parë kartolinat më të mira. Në event ishin të pranishëm personazhe nga fusha e artit, kulturës, turizmit, të cilët kontribuojnë cdo ditë në promovimin e Shqipërisë përmes punës së tyre, konkurentë pjesëmarrës, agjensi turistike, media etj.

Ky event solli një tjetër risi pasi vetë të ftuarit përzgjodhën kartolinën fituese me Cmimin “Zgjedhja e Publikut”, drejtëpërsëdrejti nga eventi.

Posteri fitues, i cili rrëmbeu numrin më të madh të votave nga të pranishmit ishte ai i Altin Seranit, me një fotografi vërtet mahnitëse mbi Zvërnecin e bukur.

Albania, The Beautiful

Ky poster do të shfaqet në pikat e informimit turistik në qytete të ndryshme të vendit për t’ju prezantuar të gjithë turistëve.

Te gjitha propozimet e kartolinave te marra do të jene të përshtatura në format dixhital, në faqen maniacard.com, në mënyrë që të jenë të dërgueshme online nga të gjithë.

Projekti “Albania, The Beautiful” u mbështet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe u realizua me ideimin, organizimin dhe konceptimin e MANIACARD, agjensi marketingu e cila prej më shumë se 11 vitesh zhvillon aktivitetin e saj në konceptimin, reklamimin, komunikimin dhe shpërndarjen e mesazheve promocionale nëpërmjet kartolinave publicitare, të formatit 15x10 cm në vendet më të frekuentuara në vend dhe falas për publikun.

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Tourism is one of the most successful growing sectors in recent years in Albania, and as such it is necessary to continuously promote the beauties and characteristics that make Albania unique and pleasing to visit by tourists. inside Albania, but also by foreign tourists, who can get to know and visit our country.

With the sole aim of promoting Albania, the postcard competition "Albania, The Beautiful" was launched to serve as a window, in which the stunning beauties of our country abound.

Albania, The Beautiful

This competition had several features that made it unique in its kind.

The first was that the promotion of "Beautiful Albania" was made with new, attractive, fascinating, secret or previously unknown aspects, unlike the images that have circulated so far.

Equally special in this competition was that the promotion was done by architects, designers, photographers, painters, students, students, professionals who live in Albania every day.

It should also be mentioned that all the creative proposals for Beautiful Albania were crystallized into one of the most classical tourist promotion tools, such as Postcards.

The competition took place in several stages. Initially all creatives were called to be part of the competition, showing us through their EYE, SENSITIVITY and CREATIVE ALBANIAN FITTING on a postcard.

Albania, The Beautiful

The competition proposals were truly captivating, with over 150 of them, with a host of messages, ideas, designs and techniques from graphic art to photography, painting, handicrafts and more.

Everyone brought their own unique ideas. Someone with a painting of his city, somebody else brought a little bit of scent, another promotional slogan "Who wants to visit, somebody through handwork brought" Sea Waves "into a unique postcard, someone reflected through a photo "Love ... Let's get lost in the Mediterranean", one contestant worked on the collage with Albanian symbols, where one could not miss the typical gown, another through craft, someone suggested: "Watch more sunsets that netflix" and many more other creative.

Albania, The Beautiful

Each participant gave his or her own, telling us what a beautiful Albania he is.

The postcards were from all over Albania, from Thethi, Dibra and Shkodra to Vlora and Saranda.

All the creative proposals were evaluated by a professional jury, which selected the best 16 based on their idea, creativity and quality of work.

These postcards will be distributed throughout the MANIACARD network, in the main cities of Albania, to be recognized and attracted by the public, making them the most unique souvenirs that express the sentiment and view of the citizens about the beauties of their country and which are fixed. in the minds of all who see them.

Albania, The Beautiful

The next stage of the competition was the discovery of the top 16 postcards. A unique event of its kind, in the form of an open-air exhibition, featured the best postcards for the first time. The event was attended by characters from the field of art, culture, tourism, who contribute every day to the promotion of Albania through their work, participating competitors, travel agencies, media etc.

This event brought another innovation after the guests themselves selected the winning postcard with the "Public Choice" Award, directly from the event.

The winning poster, which grabbed the largest number of votes from attendees, was that of Altin Serani, with a truly stunning photo of beautiful Zvernec.

Albania, The Beautiful

This poster will be displayed at tourist information points in different cities of the country to present to all tourists.

All postcard proposals received will be digitally tailored to maniacard.com so that they can be sent online by anyone.

The project "Albania, The Beautiful" was supported by the Ministry of Tourism and the Environment and was realized with the design, organization and conception of MANIACARD, a marketing agency which has been active in designing, advertising, communication and distribution for over 11 years. promotional messages through 15x10cm postcards in the most frequented places in the country and free to the public.

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful

Albania, The Beautiful