Celebrity

Reperi ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare pas një krize në aeroport

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2019

Reperi ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare pas një krize

Juice Wrld, reperi i talentuar në fillimet e karrierës, humbi jetën sot në aerportin e Mideay në Chicago pas një krize.

Fluturimi i tij sapo kishte zbritur kur dëshmitarët vunë re se i riu po kalonte një krizë. Burime nga policia thanë se atij po i dilte gjak nga goja kur mjekët mbërritën për të dhënë ndihmën e parë.

Juice Wrld, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, ishte ende i vetëdijshëm kur mbërriti në spital. Ai humbi jetën shkurtimisht më pas. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë.

Karriera e reperit sapo kishte nisur dhe ishte në ngjitje. Ai u bë i famshëm me këngën “Lucid Dreams,” që u publikua verën e 2018-s. “All Girls Are the Same,” me Lil Yachty, gjithashtu u bë një hit.

Nga suksesi i këtyre këngëve, ai nënshkroi një kontratë disa miliona dollarëshe me Interscope Records.

Një muaj pas publikimit të albumit të tij të parë, “Goodbye & Good Riddance,” Juice publikoi dy këngë të dedikuara Lil Peep dhe XXXTentacion, reperë që u ndanë në moshë të re nga jeta.

Të hënën, Juice Wrld festoi ditëlindjen e 21-të.

Burimi: TMZ