Eneda Tarifa u shpall fituese e “Kënga Magjike 2019”. Kënga e saj “Ma zgjat dorën”, kompozuar nga Flori Mumajesi, grumbulloi më shumë vota nga votimi i artistëve,

qëndroi në vend të parë edhe pas votave të jurisë, e cila vlerësoi me pikët maksimale Tamara Todevska-n.

Ndonëse publiku i dha pikët maksimale Fifit, ishte e vështirë të përmbysej rezultati. Gjatë momentit të marrjes së kupës, pati edhe një moment të sikletshëm për Enedën, të cilës iu desh të përballej me publikun në sallë që thërriste emrin e Fifit. Nisur nga fakti që Fifi ishte më e votuara nga publiku, rrjedhimisht të pranishmit në sallë prisnin të fitonte. Megjithatë Eneda u shpreh se nëse do të kishte mundësi, do ta ndante çmimin përgjysmë.

Ashtu siç e tregoi edhe sondazh i Anabel.al, mes tyre ishte konkurrenca më e fortë . Votimi final renditi në Top5: Tamara Todevska, Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Fifi dhe Eneda Tarifa.
Lista e plotë e finalistëve sipas rendit alfabetik:
Aimee Sophia – Night Train
Anxhela Peristeri – Dikush i imi
Endri & Stefi Prifti – Zemra ime është gjallë
Eneda Tarifa – Ma zgjat dorën
Erik Lloshi – Zhgënjimin kisha
Fifi – Marova
Inis Neziri – Ishe ti
Jason Walker – Uh Huh
Jehona Sopi – Anej
Judah Gavra – Me ‘achshav
Juliana Pasha – Nuk do qaj
Kastro Zizo – Pema e jetës
Khuba – Ndryshe (fitues i Best New Artist)
Kiou – Mallon trelenomai
Lina Pejovska – Neka te boli
Lind Islami – Ti m'ke rrit
Mar Shine – Dejarte Atras
Marjona Metohu – Bosh
Marsela Çibukaj – Thërrime dashurie
Olsi Bylyku – Ma kthe
Orgesa Zaimi – Verën ku ma le
Rovena Dilo, Hit Man, Rolla – Cinderella
Sisma – Com’e’ possibile (fitues të Best New Artist International)
Soni Malaj – Shije tradhëtie
Tamara Todevska – Monsters (fituese e çmimit Big International)
Veronica Liberati – Miracle
West Side Family ft. Alban Kondi – 7 Ditë