Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Binjakët dhe

Ky muaj do t’ju sjellë përfitime aq të mëdha financiare sa s’do t’u zini besë syve. Drejt fundit të dhjetorit, lajmet në lidhje me financat thjesht do të shtohen dhe përmirësohen.

Së shpejti, do t’ju duhet të vendosni si t’i menaxhoni këto të ardhura të reja. E ardhmja juaj e shkëlqyer financiare e 2020 do të ndikohet nga mbërritja e Jupiterit në Bricjap më 2 dhjetor, për herë të parë në 12 vite. Ky plaet i fatit të mirë do të mbetet pranë jush përgjatë 2020-s deri më 19 dhjetor 2020.

Nëse keni pasur në plan të nisni një fond vullnetar pensioni, ky është momenti ideal. Më vonë nuk do të keni kohë pasi do të jeni të impenjuar me karrierën.

Një takim konfidencial do t’ju sjellë një ofertë shumë fitimprurëse më 15 dhjetor, plus minus dy ditë. Për këtë shans të jashtëzakonshëm duhet të falenderoni bashkëpunimin e Uranit dhe Jupiterit, diçka që s’do të ndodhë më deri në tetor të 2028-s.

Data më e rëndësishme e muajit është eklipsi diellor i hënës së plotë më 25 dhjetor, i cili do të hapë një derë që më parë ishte e mbyllur fort. Do të fitoni edhe më shumë para nga më parë.

Do të merrni edhe më shumë lajme të mira. Rrethoni në kalendar 27 dhjetorin, ditën më me fat të vitit, kur Jupiteri dhe Dielli do të jenë në të njëjtën vijë. Në këtë ditë mund të fitoni lotarinë, pse të mos e provoni. Mos zbrazni kuletën duke blerë bileta, sepse nëse jeni me fat, paratë do të gjejnë një mënyrë për të ardhur drejt jush. Nuk jemi ende të qartë mbi burimin. Sidoqoftë, ia vlen të blini disa bileta. Gërvishtini më 15, 25 dhe 27 dhjetor.

Në aspektin romantik, nëse jeni të lidhur prej kohësh, mund të merrni një unazë ose një tjetër lloj bizhuterie më 11 dhjetor, plus minus pesë ditë. Hëna e plotë e 11 dhjetorit fokusohet te ndjenjat, jo te dhuratat – mund të fejoheni ose martoheni gjatë këtij muaji të lumtur e pasionant.

Do të merrni një mesazh më 30 dhjetor, një mesazh që do t’ju emocionojë shumë. Ky muaj do të jetë i mbushur me momente të papritura dhe surpriza.

Nëse jeni beqarë, jeni me fat pasi Afërditado të jetë tek Ujori nga 19 dhjetori deri më 13 janar. Afërdita do t’i falë magji sezonit të festava, fiks në kohë për të shijuar ndërrimin e viteve.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Binjakët dhe

Që nga fillimi i 2019-s, marrëdhënia juaj ka ndryshuar në mënyrë drastike. Në janar të këtij viti, ishi të shqetësuar për shëndetin a mirëqenien e partnerit tuaj ose në duhet të qëndroni bashkë duke marrë parasysh se lidhja s’ishte më aq e qëndrueshme. Nëse në aspektin romantik gjithçka ka qenë mirë, keni menduar mos vallë duhet të shkëputeni nga një partner biznesi a një bashkëpunëtor.

Në dhjetor, gjërat kanë ndryshuar dhe partneri juaj në dashuri a biznes është kthyer në burim lumturie. Është e paqartë në bëhet fjalë për të njëjtin partner që nga fillimi i vitit, apo për një të ri. E rëndësishme është që tani ndiheni më mirë dhe më të lumtur.

Fundjava 14-15 dhjetorit, kur Urani të lidhet me Jupiterin, do të jetë tejet e veçantë. Kjo lidhje është jashtëzakonisht e rrallë dhe s’do të përsëritet për dy dekada. Një partneritet do të jetë qendra e vëmendjes dhe partneri do t’ju sjellë lajme të papritura dhe të gëzueshme.

Disa planetë të fuqishëm do të grumbullohen në shtëpinë tuaj të shtatë të martesës dhe partneriteteve të të gjitha llojeve. Do të mendoni vetëm për të bashkuar forcat me një person specifik. Ka prova të forta që puna që po bëni tani do t’ju ngjisë më sipër në shkallën e suksesit, në një pozitë më të pushtetshme, me më shumë influencë dhe përgjegjësi. Ju duhet vetëm një eklips, i cili vjen më 25 dhjetor. Skena është gati, mjafton të ngjiteni.

Eklipset janë nxitës ndryshimi, siç mund ta keni vënë re me eklipset e tjerë që kanë ndodhur gjatë vitit. Eklipsi i 25 dhjetorit do të jetë i ëmbël mjaltë dhe Urani do t’ju sjellë surpriza vazhdimisht.

Nëse nuk keni një partner, Marsi në Akrep do t’i ketë duart plot në shtëpinë e pestë të dashurisë së re dhe të vërtetë, për herë të parë në dy vjet. Masi do të qëndrojë pranë jush deri më 3 janar, duke ju sjellë plot ftesa për të dalë. Do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve, prandaj bëni mirë të shpenzoni pak që t’i rrisni vetëbesimin vetes. Do të keni oferta të shumta në industrinë ku punoni, prandaj mos u shqetësoni për aspektin financiar. Nëse jeni beqarë, ky është momenti ideal për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Më 15 dhjetor, Urani do të kontaktojë fatlumin Jupiter, duke sjellë gëzim dhe optimizëm kudo. Jupiteri njihet për dhuratat e tij të mëdha, prandaj me shumë mundësi do t’ju ngarkojnë me një detyrë të rëndësishme me kompensim të majmë.

Hëna e plotë e 11 dhjetorit do t’ju japë mundësinë të relaksoheni dhe rivitalizoheni. Sezoni i festave është gjithmonë kaotik, por të paktën do të keni kohë të bëni një hap pas dhe të mendoni për gjërat që doni të realizoni vitin që vjen. Nëse dikush ju ka mbajtur ndonjë sekret, ky është momenti të dalë në dritë. Nëse keni një sekret, kini kujdes pasi edhe i juaji mund të zbulohet më 11 dhjetor, plus minus katër ditë.

Drejt fundit të 2019-s, universi do t’ju falë edhe një dhuratë tjetër: takimin e Diellit me Jupiterin më 27 dhjetor, ditën më me fat të vitit, një ditë hyjnore që do t’ju sjellë dashuri të përjetshme dhe fat në marrëdhëniet profesionale. Për çudi, vitin që vjen nuk do të kemi një dit më me fat se të tjerat, kështu që shijojeni 27 dhjetorin.