Showbiz dhe TV

Lindita Halimi nis të mbledhë fonde për viktimat e tërmetit, por heq dorë

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2019

Lindita Halimi nis të mbledhë fonde për viktimat e tërmetit,

Lindita Halimi, porsi shumë emra të njohur shqiptarë, mori iniciativën dhe nisi të mbledhë fonde për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Fushata e saj në GoFundMe quhej “Lindita and friends for Albania,” por tani nuk është më i aksesueshëm.

“E fshiva. Shumë dramë. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale. Shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve, populli im, njerëzit e mi, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm se nuk jetoj në Shqipëri,” shkruan Linda, replikë e një komenti që pyet pse s’punon linku i GoFundMe. “Epo mirë. S’kanë nevojë për mua! S’ka problem. Zoti i bekoftë të gjithë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#CLICKLINKONBIO

A post shared by (@linditaworld) on

Natyrisht, ndjekësit i vunë në dukje se në këtë moment, s’kanë rëndësi komentet negative apo drama dhe se s’duhej të ndikohej nga aludime të pavërteta.

“E di, por jam shumë e dëshpëruar. S’dua të merakoseni për mua, duhet të ngrihemi të ndihmojmë të gjitë brenda mundësive se vërtet po më thyhet zemra kur shoh sa familje kanë humbur më të dashurit e tyre dhe sa fëmijë e pleq po vuajnë jashtë në të ftohtë,” vijon këngëtarja.

Në vend të fushatës që nisi vetë, në profilin e saj në Instagram gjeni fushatën e Fundjavë Ndryshe, që deri më tani ka grumbulluar mbi një milion e gjysmë dollarë.