Shqipëria

Sondazh: Ku i keni ndjekur sot më shumë lajmet mbi tërmetin?

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2019

Sondazh: Ku i keni ndjekur sot më shumë lajmet mbi tërmetin?

Në tragjedi të tilla si tërmeti i 26 nëntorit, të gjithë i kanë sytë nga mediat, për të marrë informacione minutë pas minuti mbi zhvillimet e fundit. Të gjitha llojet e mediumeve, qoftë ato elektronike apo edhe mediumet online, kanë mbuluar në kohë reale që në orët e para të mëngjesit, menjëhere pas goditjes së fuqishme prej 6.2 ballësh të gjithë tragjedinë dhe do të vazhdojnë ta mbulojnë edhe për disa ditë. Në situata të tilla, stacionet informative marrin fuqi. Edhe kur mendohet se portalet kanë shënuar rritje të interesit në krahasim me mediat dixhitale, pamjet dhe lidhjet e drejpërdrejta të gazetarëve në televizione me zonat e tragjedisë, diskutime në studio me ekspertë, komunikime me telefonata etj, i rikthejnë fuqinë televizionit, që gjithmonë e më shumë po humbte vëmendjen në shpërndarjen e informacionit. Nga ana tjetër edhe online nuk ngelet mbrapa. Informacionet që  na vijnë direkt në telefon, na dalin në Instagram apo në Facebook janë prapë po aq të rëndësishme për njerëzit, sa ç’bëhet televizioni.

Sondazhi i mëposhtëm kërkon të kuptojë se cilat kanë qënë format tuaj të marrjes së informacionit gjatë ditës së sotme dhe televizionet dhe portalet ku jeni mbështetur për të marrë këtë informacion.