Shqipëria

E vërteta e fotos së Forcave Speciale të Kosovës

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2019

E vërteta e fotos së Forcave Speciale të Kosovës

Një foto e makinave të Forcave Speciale të Kosovës u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, sidomos pas transmetimit në televizione kombëtare si Top Channel për shembull. Megjithatë për hir të së vërtetës, fotoja në fjalë nuk i përket ditës së sotme.

E vërteta e fotos së Forcave Speciale të Kosovës

Siç mund ta shihni, fotoja daton në vitin 2017 dhe përkon me përmbytjet masive në vend, dy vite më parë.

E vërteta e fotos së Forcave Speciale të Kosovës

Sigurisht që në një situatë të tillë gabimet janë njerëzore, megjithatë për të shmangur çdo keqkuptim, lipset ilustrimi me foto aktuale.

Qeveria e Kosovës ishte e para që reagoi në ndihmë të shtetit shqiptar. Ajo lëvroi një fond prej 500 mijë eurosh, e cila do t’i dhurohet shtetit shqiptar për të ndihmuar me dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Përpos kësaj, Tifozët kosovarë, të njohur si Plisat, grumbulluan ushqime dhe veshmbathje për familjet në nevojë në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti. Artistë dhe personazhe të njohur nga Kosova vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndihmë monetare dhe materiale. 

Artikull i rekomanduar: Shtetet fqinje, të famshëm e njerëz të thjeshtë mbledhin fonde për të prekurit e tërmetit