E keni vënë re sa kimi ka mes Tayna-s dhe Dafinës? Nëse keni dëgjuar këngën Bye-Bye, me siguri që PO! Bashkëpunimi, ishte vetëm fillimi sepse tani vajzat janë mikesha shumë, po shumë të mira.
Nga e dimë ne?! Sigurisht që nga Instagram-i dhe sinjalet e tij të sigurta. Dafina, është në çdo postim të Tayna-s dhe e kundërta.
Edhe nëse nuk ndodhen në fotot e njëra-tjetrës, janë nëpër komente. Nëpër komente goxha domethënëse.
Ja përshembull, në postimin e fundit, Tayna po kërkonte princin se deri tani "ishte përplasur vetëm me kuaj". Ç'bëri Dafina? Atë që bën një shoqe e mirë, e mbështeti.
View this post on Instagram
"Zeqir a je ti princi im?!"- e pyet Tayna dhe Zeqiri ja kthen në mënyrën më romantike të mundshme.
"Kam qenë dhe pa e ditur ti. Gjithmonë e imja ke qenë!"
Me siguri Afërdita Dreshaj nuk e pa që reperja e gjeti princin (Dafinën) dhe nxitoi t'i kujtonte që "princeshat si Tayna nuk kanë nevojë për një princ".
E kuptove tani që në vend të princit, të duhet një shoqe si Dafina a Tayna?!