Demi Lovato është zyrtarisht në një lidhje. Romancën e re ajo e konfirmoi vetë në Instagram, duke postuar një foto me Austin Wilson. “Zemra ime,” shkroi Demi.
Nga ana tjetër, Wilson postoi një foto me mbishkrimin “dashuria ime”.
Austin, i cili është adhurues i tatuazheve, merret me modeling.
Një burim tha për E! se Demi dhe Austin u takuan përmes miqve të përbashkët. Nisur nga Instagrami, duket se ata ishin miq me një djalë, Thomas, i cili u nda nga jeta në tetor.
“Ai mund ta kuptojë dhe të jetë empatik ndaj sfidave të saj,” shtoi burimi duke theksuar se Demi dhe Wilson kanë përvoja të ngjashme jetësore, pasi të dy kanë qenë të varur ndaj alkoolit dhe substancave narkotike.
“Ajo pëlqen të qëndrojë me njerëz që kanë të njëjtën qasje ndaj shëndetit dhe mirëqënies. Demi mendon se ai është një ndikim i mirë dhe pozitiv për jetën e saj,” shpjegoi burimi.
Artikull i rekomanduar: Demi Lovato jep intervistën e parë pas mbidozës: "Kam kaluar shumë"