Nga sektori i lajmeve shumë të rëndësishme: Selena Gomez ndjek sërish Bella Hadid në Instagram! Pavarësisht se Instagram-i e ka vështirësuar punën e vëzhgimeve të fshehta, fansat mbeten vigjilentë.
Selena, duket se ka ngritur flamurin e paqes dhe hapi i parë ishte: të bënte "Follow" Bella Hadid, pas gjithë çfarë ndodhi mes tyre dhe The Weeknd.
Për të gjithë ata që janë hutuar nga drama me Justin dhe Hailey-n, ju kujtojmë se Selena dhe The Weeknd kanë qëne bashkë nga janari i 2017-ës deri në tetor të 2017-ës. Nga ana tjetër, Bella, ish- e dashura legjendare e këngëtarit s'e priti aspak mirë romancën e dyshes.
Dy vite më parë, sapo mësoi që Selena dhe The Weeknd ishin bashkë, modelja e hoqi nga lista e miqve, për ta shtuar sërish tani!
Nëse Instagram-i e konfirmon, po ndodh vërtet! Në fakt, gjërat mes vajzave janë zbutur prej kohësh, që kur Bella pëlqeu një foto të Selena-s në maj të këtij viti.
A e ndjekin ato The Weeknd-in?! Jo, sepse këngëtari rri larg botës së Instagram-it, por çfarë dimë është se ai dhe Bella po shkojnë mjaftueshëm mirë, kurse Gomez do të shërohet nga çdo dramë e mundshme. Çfarë presim tani? Hailey dhe Selena të bëjnë follow njëra tjetën.