Solange Knowles konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Alan Ferguson, i dhanë fund lidhjes në fillim të këtij viti. Në një postim në Instagram, ku tregon për gjendjen e saj shpirtërore dhe fizike, motra e Beyonce-s u shpreh se këto dy vitet e fundit i është dashur të përballet me një “tranzicion fizik dhe shpirtëror”.
View this post on Instagram
“Trupi im nuk më la zgjidhje tjetër, përveçse ta dëgjoj dhe të filloj udhëtimin për të sfiduar armikun tim më të madh, frikën.” – shkroi ajo.
“11 vite më parë, takova një njeri fenomenal që ndryshoi ekzistencën time. Në fillim të këtij viti, rrugët tona morën drejtime të ndryshme,” shtoi ajo.
Solange, 33 vjeçe dhe regjisori i videoklipeve muzikore, 56 vjeç, u martuan në nëntor të 2014-s, para miqve dhe familjarëve, ku të pranishëm qenë edhe Beyonce dhe Jay-Z. Ceremonia e tyre është konsideruar si një nga dasmat më të bukura të dekadës.
Solange dhe Alan nuk patën fëmijë bashkë, megjithatë këngëtarja është nënë e një djali 15-vjeçar, Daniel Julez J. Smith Jr., nga martesa e parë me futbollistin amerikan Daniel Smith.