Celebrity

Historia e martesës së Kate & William, ngjan kaq shumë me ato të përrallave!

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2019

Historia e martesës së Kate & William, ngjan kaq shumë me ato

Kate dhe William bëjnë pjesë tek ata çifte që duken të martuar prej një jete. Epo në fakt, na lini t'ju themi që është vërtet kështu. 

Ndonëse dasma e madhe u bë në prill të 2011-it, çifti mbretëror e kishte ndarë mendjen që prej 2007-ës. Ata kishin bërë një premtim në formë pakti dhe ja ku janë një dekadë më vonë- lumturisht të martuar!

Në librin e ri të shkrimtarit të oborrit mbretëror Katie Nicholl, shkruhet se princ William dhe Kate e kishin diskutuar që herët se do ta kalonin bashkë pjesën e mbetur të jetës, që kur ishin thjesht të dashur.

(Ndërkohë që ne flasim, urojmë që të dashurit tuaj dhe tanët të jenë duke mbajtur shënime). 

Atje, në ishullin përrallor, William i siguroi të dashurës së tij se lidhja e tyre do të ishte afatgjatë.

"Për herë të parë, ata folën seriozisht rreth martesës. Me oqeanin para tyre dhe qiellin e natës, bënë një pakt për t'u martuar."- shkruhet në libër.

Historia e martesës së Kate & William, ngjan kaq shumë me ato

Në fakt, pas këtij pakti diçka ndodhi dhe dyshja u nda për pak, por sigurisht ajo periudhë nuk zgjati shumë. Duhet ta çonin gjer në fund premtimin e tyre!

"Ne ishim të dy shumë të rinj. Unë isha në universitet dhe të dy po përpiqeshim të gjenim veten. Duke qenë se ishim karaktere të ndryshme, s'ishte dhe aq e thjeshtë të gjenim një rrugë të përbashkët. Po rriteshim."- u shpreh William asokohe.

Pas ribashkimit, çifti qëndruan të lidhur për 3 vite, derisa princi i propozoi asaj në 2010-ën. Një vit më vonë, Kate Middleton u bë zyrtarisht Dukesha e Cambridge-it!