Shpresojmë të mos jeni lodhur me lajme për Selena Gomez sepse ka me bollëk.
Teksa të gjithë kanë qenë duke aluduar në këngët e reja të Selena-s janë dedikim për Justin Bieber (janë, mos aludoni më!), Selena ka qenë duke dhënë intervista dhe duke folur për jetën e saj romantike, por pa përmendur emra. Në intervistën e fundit në The Zach Sang Show, Selena tha se dashuria e saj e parë (Justin, me pak fjalë) ishte “toksik.”
“Je në një fazë në jetë, kur përjeton dashurinë për herë të parë dhe mendoj se mund të jetë pak toksike. Ekziston një varësi që e quan dashuri. Ka pasion dhe acarim me njëri-tjetrin dhe edhe këto i quan dashuri. Zënkat, sherret, i quan dashuri. I kam besuar këto për një kohë të gjatë,” tha ajo.
Gjithashtu, tha se ka qenë “shumë, shumë beqare për dy vjet,” dhe tani e ka të qartë çfarë kërkon nga lidhja e radhës. “Dua të jetë diçka e vërtetë. Nuk dua të jemi të varur nga njëri-tjetri apo të kemi probleme me komunikimin. Kur rritesh, gjen njerëz që përshtaten me ty, që janë në të njëjtat valë me ty,” shpjegoi ajo. Nëse e analizon sadopak, del në përfundimin se lidhja e saj e fundit kishte probleme me komunikimin dhe se ajo ishte e varur nga partneri, por kjo është thjesht një teori.
Sidoqoftë, mos prisni ta shihni Selena-n në krahët e dikujt tjetër krejt papritur. Është e lumtur kështu si është.