Celebrity

Pas lindjes së djalit, modelja e Victoria’s Secret shpërblehet nga vjehërrit me shumën marramendëse

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2019

Pas lindjes së djalit, modelja e Victoria’s Secret shpërblehet

Modelja e Victoria’s Secret, Ming Xi, u martua me Mario Ho, të birin e manjatit kinez Stanley Ho, themelues i SJM Holdings, që zotëron nëntëmbëdhjetë kazino në Macau , Kinë. Pak ditë më parë, ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, që është edhe nipi i parë i familjes së pasur.

98-vjeçari – i cili ka katër gra dhe 17 fëmijë – dëshironte patjetër një nip, në mënyrë që të trashëgonte mbiemrin. Thuhet se ai kishte premtuar 100 milionë juanë (1,576,145,603 lekë) nëse çifti do të sillte në jetë një djalë. Dhe ashtu ndodhi.

Pas lindjes së djalit, modelja e Victoria’s Secret shpërblehet

Në një postim në Weibo, një nga rrjetet sociale më popullore në Kinë, pak kohë më parë, Mario u shpreh se nëna e tij “dëshironte një nip” dhe nëse do të ishte i suksesshëm do të shpërblehej me 100 milionë juanë “si dhuratë falenderimi”.

Por nuk mbaron këtu. Thuhet se modelja Ming Xi, 30-vjeçe, mori 500 milionë juanë kur u martua me Mario-n tre muaj më parë.

Pas lindjes së djalit, modelja e Victoria’s Secret shpërblehet

Pas propozimit me 99,999 trëndafila, ata u celebruan në një ceremoni private.

Një grua fitoi afro 24 milionë euro sepse rezultoi që piktura që mbante në kuzhinë ishte e rrallë. Modelja fitoi 100 milionë juanë pas lindjes. Java nisi më mirë seç duhet!

 

Burimi: Today Online