Besa Kokëdhima i rikthehet "Këngës Magjike" për herë të parë prej 2013-ës! Burime për Anabel bëjnë me dije se kësaj here, Besa vjen si kantautore, pasi kënga me të cilën do të marrë pjesë, është realizuar nga vetë ajo.
6 vite më parë, Kokëdhima u largua si fituese nga "Kënga Magjike", me këngën që u kthye në hit, "Tatuazh në zemër".
Pas fitores në 2013-in, ajo u shpreh se e konsideron veten si artiste që ka marr pjesë në shumë festivale. Hera e saj e parë në "Kënga Magjike" ishte në 2006-ën ku mori pjesë me këngën "Tani të Dua" , e cila asokohe do të vlerësohej me çmimin "Kënga Dance më e mirë".
Një vit më vonë (2007) , Besa u kthye sërish me këngën "Pa Yllin tënd", ku mori çmimin "Jon Music". Më tej, “Botën do të ndryshoja”, do të ishte kënga e cila do t’i jepte “Çmimin e Kritikës” dhe vendin e tretë në Festivalin “Kënga Magjike 2011”.
Pas mungesës 6-vjeçare, Besa rikthehet për herë të 5-të në festival me një projekt të sajin!
Këtë vit, në festivalin "Kënga Magjike" ka ndryshuar mënyra e votimit. Nëse më parë ishin vetëm artistët ata që votonin për njëri tjetrin, këtë vit, përveç tyre do të merret parasysh vota e publikut në internet dhe vota e jurisë New Artist.
Artikuj të tjerë që mund të lexoni: Eneda Tarifa rikthehet te ‘Kënga Magjike’ pas 11 vitesh mungesë