Vip Vanity

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon agjërojnë për 16 orë në ditë

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2019

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon agjërojnë për 16 orë

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon janë të dyja fanse të agjërimit të përkohshëm, i njohur gjerësisht si intermittent fasting, gjatë të cilit lejohet konsumimi i ushqimit vetëm në një dritare kohore prej 6,8 ose 12 orësh. Përtej këtij orari të paracaktuar, konsumohen vetëm lëngje që nuk kanë thuajse fare kalori.

Aktoret e “The Morning Show,” i cili nis më 1 nëntor në Apple Tv Plus, thanë për Radio Times se heqin dorë nga ushqimet për 16 orë në ditë, që do të thotë se hanë përgjatë një dritareje 8-orarëshe.

“Bëj agjërim të pjesshëm, kështu që s’ha mëngjes,” tha Aniston. “Vura re goxha ndryshim nga mosngrënia për 16 orë.”

Disa mbështetës së këtij regjimi ushqimor rekomandojnë konsumimin e ujit, çajit dhe kafesë pa qumësht gjatë 16 orëve, por Aniston dhe Witherspoon thanë se preferojnë të pijnë lëngje të gjelbërta dhe kafe në mëngjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reese Witherspoon (@reesewitherspoon) on

“Sot, u zgjova dhe piva lëng selinoje,” tha Aniston. “Pastaj fillova të përgatisja kafenë, por s’e pi aq herët.”

Aktorja ushqen qentë, mediton dhe ushtrohet para se të pijë kafe.

Witherspoon shtoi: “Pi një lëng të gjelbërt dhe një kafe në mëngjes.”

Rutina e saj nis pak më herët se e Aniston sepse djali i saj 7-vjeçar e zgjon në 5:30 ose në 6:00.

“Më duket goxha e vështirë të ushtrohem para orës 7:30. Zakonisht rreth kësaj ore nis aktivitetin fizik,” tha ajo. “Ushtrohem gjashtë ditë në javë.”

Edhe pse Aniston ushtrohet pesë ditë në javë, Witherspoon i kërkon shpesh këshilla mirëqenieje sepse “Jen di kaq shumë mbi shëndetin dhe fitnesin.”

Agjërimi i përkohshëm ka përfitime shëndetsore

Agjërimi i përkohshëm është bërë më popullor se kurrë vitet e fundit dhe disa studime kanë zbuluar se ka përfitime shëndetsore si tension më i ulët dhe jetëgjatësi më e madhe.

Shumë njerëz e përdorin për të rënë në peshë dhe ekspertët bien dakord se kjo ndodh ngaqë konsumojnë më pak kalori gjatë ditës, sepse kanë më pak kohë për të ngrënë.

Përshtatur nga Insider