Shqipëria

Gazetari italian flet për herë të parë për vizitën në kampin ku mbahet Alvin Berisha

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2019

Gazetari italian flet për herë të parë për vizitën
Ali Hashisho/Reuters

Dje, “Opinion” i dedikoi një puntatë Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që prej pesë vitesh jeton në Siri, pasi u dërgua atje nga e ëma e indoktrinuar nga ISIS, dhe fëmijëve si puna e tij, që përballen me luftën në tokë të huaj, larg familjes e normalitetit.

Rasti i Alvinit u kthye në kryefjalën e mediave pas një reportazhi nga emisioni investigativ italian “Le Iene,” realizuar nga Luigi Pelazza, Osvaldo Verri dhe Taulant Kopliku. Verri u prononcua për “Opinion” dhe tregoi ç’pa ai në kampin al-Hawl.

Gazetari italian flet për herë të parë për vizitën
Achilleas Zavallis/The Guardian

Alvin, i lindur në Itali me shtetësi shqiptare, nuk u lejua të kthehej me të atin në shtëpi kur ky i fundit shkoi ta vizitonte. Nëna e tij humbi jetën në një shpërthim dhe Alvin u plagos në këmbë. Më parë thuhej se nevojitej prezenca e një përfaqësuesi të shtetit shqiptar për të tërhequr djalin nga kampi, por më vonë u mësua se çështja ishte më e komplikuar se kaq. Më 19 tetor, babai Alvinit, Afrim Berisha, tha se i biri nuk ndodhet më në kampin al-Hawl dhe nuk dihet ku gjendet.

Intervista e Osvaldo Verrit:

"Të hyje në atë kamp është e vështirë dhe e rrezikshme, sepse kishte gra dhe fëmijë që janë familje të luftëtarëve të ISIS. Të qëndroje brenda tendave për pak kohë, duhet të bije dakord me kurdët sirianë, t'u thojë çfarë doje të bëje dhe ata të shoqëronin. Përqendrimi ynë ishte tek Alvin, ndaj u përqendruam më pak në histori të tjera dhe raste të tjera. Pamë shumë fëmijë dhe na thanë që në një pjesë të kampit kishte familje shqiptare, fëmijë shqiptarë, por nuk arritëm të shkonim. Kampi ishte shumë i madh. Por pamë fëmijë në kushte shumë të këqija, pisllëk. Unë që jam baba më dhemb zemra.

"Ne i provuam të gjitha mënyrat për të marr Alvinin dhe për ta kthyer tek i ati. Ka procedura... Në atë terren lufte ka interesa ndërkombëtare, ndaj ka vëmendje nga e gjithë bota mbi fatin e njerëzve që janë në atë kamp. Kurdët, ata që drejtojnë kampin na thanë se në asnjë mënyrë nuk mund ta mbanin atje babain që donte të rrinte atje, pasi çdo ditë vriteshin njerëz nga ish-luftëtarët e ISIS. Por nuk mund ta jepnin fëmijën, pasi kishte procedurë fikse. Për të marrë një fëmijë të lindur në Itali dhe rritur Itali, por me pasaportë shqiptare, duhej një ë përfaqësues nga shtetit shqiptar. Pa këtë figurë nuk e jepnin fëmijën. Na thanë se raste të ngjashme ka patur. Na treguan se nëna daneze me fëmijë danezë, që s’kishin asnjë lidhje me ISIS dhe donin të ktheheshin. Ato ishin kthyer me një funksionar të qeverisë daneze dhe në 10 minuta kanë marrë fëmijën. Ne këtë mundësi nuk e patëm. Provuam edhe me ambasadorin shqiptar, por patëm premtime dhe deri më sot fëmija është atje.

"Shkuam përpara ndërhyrjes turke. Ne nuk patëm asnjë problem. Me ne të gjithë ishin të sjellshëm, fjetëm në hotel, shkuam për darkë në restorant. Të varfër sigurisht, por nuk patëm probleme me askënd. Sigurisht që kishte kontrolle në rrugë që të shihnin kush je e çfarë bën, por nuk patëm probleme. Të vetmet që ishin pak më ndryshe ishin gratë e ISIS brenda kampit. Kur ishim atje shkëmbyem pak batuta me gratë e veshura me të zeza atje që na thanë se kanë frikë atje, ka dhunë, ka njerëz që u vënë flakën tendave. Dhe tani që kurdët nuk kanë më kontroll mendoj se është shumë më e rrezikshme. Për fëmijët mendoj se është edhe më e rrezikshme. Të vjen vërtet të qash."

Artikuj të rekomanduar:

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u rrëmbye nga e ëma xhihadiste

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

Babai i Alvinit letër shtetit shqiptar: ‘Është i plagosur, ka nevojë për mjekim urgjent'

Rasti i Alvin Berishës: Reagon Ministria e Punëve të Jashtme