Mama VIP

Aktorja bëhet nënë për herë të parë! Poston foton e vogëlushes

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2019

Aktorja bëhet nënë për herë të parë! Poston

Shay Mitchell dhe Matte Babel, partneri i saj prej kohësh, u bënë prindër për herë të parë. Aktorja 32-vjeçare solli në jetë një vajzë.

Lajmin e bëri publik vetë ajo, përmes një postimi në Instagram të dorës së vogëlushes dhe përshkrimit, “S’do të të lëshoj kurrë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Never letting go...

A post shared by Shay Mitchell (@shaymitchell) on

Emri s’është zbuluar ende. Gjithashtu, është ende e paqartë në ylli lindi në mënyrë natyrale apo përmes operacionit cezarian, për të cilin u shpreh se nuk e preferonte.

Shay njoftoi se ishte shtatzënë në qershor, kur ishte të paktën në muajin e gjashtë. Deri në atë pikë, e kishte mbajtur gjithçka të fshehtë.

Një vit më parë, ajo pësoi një abort spontan dhe kjo e shtyu ta mbante për vete shtatzëninë e dytë. Kur ndodhi, u shokova,” thotë ajo. “Ende i kam vizitat dhe videot te mjeku. Është e çuditshme sepse nuk i kam parë më, por nuk e kam harruar çfarë ndodhi.” Më tej, shtoi se “është e lumtur”, por “ende i dhemb zemra për humbjen e parë”.

Për fat të mirë, vajza lindi në shenjën e Peshores, siç dëshironte babai i saj. “Matte do që vajza të lindë Peshore,” tha 32-vjeçarja në një video live në YouTube. “Po, dua që të jetë Peshore,” u përgjigj Babel, dhe shtoi. “Sepse, do të jem djali i vetëm i shtëpisë, por të paktën unë dhe ime bijë do të ngjasojmë si personalitete.”