Mama

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte është një gënjeshtër e madhe!

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

Fjalët e Meghan Markle dhe historitë që nënat e reja shqiptare ndanë në Instagram-in e Anabel_Hostel, frymëzuan gjithashtu Dalina Buzin të ndante me to një prej historive të saj.

Në story-it e publikuara pak më parë, krijuesja dhe producentja ekzekutive e “Hostel by Anabel”  ndau eksperiencën sfiduese të jetuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë me vajzën e dytë, 9 vite më parë.

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

"Dua t'ju rrëfej një histori që s'e kam rrëfyer më parë publikisht, por frymëzuar nga ai shënim i Meghan Markle, po e ndaj 9 vjet më vonë. Unë hyj tek ajo kategori grash që nuk ankohen për punë dhe meqënëse gjithmonë kam bërë më shumë nga ç'më është deleguar, njerëzit kanë menduar se unë mbaj. Kam qenë shtatzënë me Helenën, vajzën e dytë, kur më ofruan të punoja tek Top Channel. Disa gjëra i gjeta gati, si stafin dhe të tjera m'i sillën "dhuratë" si prezantuesen, me të cilën lodhesha dyfish për shkak të mungesës së saj të eksperiencës.

Edhe pse e rënduar fizikisht, them se bëmë një Pasdite e cila u përfol, patëm shumë programe që u diskutuan gjatë atëherë dhe shikueshmëria (të paktën sipas eprorëve të mi) pati rritje. 20 ditë pas lindjes, me qumështin që më kullonte në bluzë unë kthehem në punë sepse televizioni nuk të pret dhe dy muaj më vonë, më heqin nga puna me urdhër të pronares për arsye që akoma nuk i kuptoj, por që i fala sepse të jem e sinqertë, nuk i mora në konsideratë.  Nuk fola, nuk shava, nuk bëra asnjë hakmarrja dhe askush nuk ndjeu tek Anabel.al ndonjë inat me Top Channel. Përkundrazi, mediat shkruanin herë pas here se na paguante Top-i për shkrime prej tyre. Budalliqe!

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

Historia është që kur unë iki nga puna(natyrisht heqja nuk është e bukur edhe kur je me të drejtën e Zotit), vendosa të rrija vetëm në shtëpi. Të jem e sinqertë, kanë qenë disa nga javët më të bukura sepse shijoja fëmijët. Pa punë fare nuk isha, sepse revista Anabel vazhdonte në treg dhe më duhej të punoja për të, por kisha kohë të lirë të zbavitesha me gocat, madje mësova shumë receta ëmbëlsirash që tani i kam harruar. Kjo gjë, nuk zgjati shumë sepse Ardit Gjebrea "më kapi"  as dy muaj pasi kisha ikur dhe nisa sërish punën. Unë nisa nga e para me po të njëjtën energji sepse ishte sprovë e re me ngarkesë shumë të madhe. Për njerëzit në punë, unë nuk kisha fëmijë sepse ja kisha shtyrë vetë vetes të mos justifikohej me faktin "kam kalamaj", por të punonte ndoshta dhe dyfishin e atyre që ishin single dhe me kohë më të lirë.

E gjithë kjo sfidë, për t'i bërë të gjitha shumë mirë, më kaloi pa e kuptuar në një lloj manie.Doja të shkëlqeja në punë, të shkëlqeja si mama, të shkëlqeja si femër (humba gjithë kilogramët e shtatzënisë), derisa një ditë përfundova tek zyra e psikologut.

Kuptova që duke dashur të mos justifikoj asgjë, unë po përpiqesha tamam t'i justifikohesha të tjerëve që jam një super hero i pamposhtur. Një tjetër budallallëk!  Natyrisht, që unë kurrë nuk hoqa dorë nga punët dhe vazhdoj të kem ende netë të gjata në zyrë, por jam shumë menefregiste në lidhje me atë çfarë unë jam për të tjerët.  Nuk e vras më! Mendoj që presioni tek gratë është shumë i madh, por gjithashtu mendoj që gra si unë, që e duan shumë edhe karrierën, duan të ruajnë emrin e tyre, etj, shpesh i shtojmë presione të panevojshme vetes dhe të pashëndetshme njëkohësisht. 

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

Kuptova që ka kohë për punë, siç duhet të ketë kohë për fëmijët dhe duhet të dëgjosh trupin, e gjithashtu të mos kesh turp të thuash "Po dua të jem edhe nënë!. Po, unë kam hormone! Po, unë duhet të rrijë në shtëpi e të mos dal në punë 20 ditë pas lindjes sepse as mitra s'ka shkuar në vend!"

Nuk na nxiton asgjë, sidomos ne gratë që punojmë dhe punojmë mirë, gjithmonë do t'i hapim vend vetes. Puna është që të mos fiksohemi me balancat familje-karrierë, e të dukurit perfekt, sepse e dimë të gjithë që është një gënjeshtër e madhe!"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Dalina Buzi: Being a perfect mother and wife is a big lie!

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

Meghan Markle's words and the stories that young Albanian mothers shared on Anabel_Hostel's Instagram also inspired Dalina Buzin to share one of her stories.

In a story published recently, the creator and executive producer of "Hostel by Anabel" shared the challenging experience of living while pregnant with her second daughter 9 years ago.

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

"I want to tell you a story I haven't told publicly but inspired by that Meghan Markle note, I'm sharing it 9 years later. I come into that category of women who don't complain about work and since I always have made more of what was delegated to me, people thought I was holding on. I was pregnant with Helen, my second daughter, when they offered me to work at Top Channel. Some things I found ready, like the staff and others brought the "gift" as the presenter, with whom I was tired of being double inexperienced.

Although physically aggravated, I say we made an Afternoon which was rumored, we had many programs discussed at the time and visibility (at least according to my superiors) increased. 20 days after giving birth, with the milk on my jumper I go back to work because the television doesn't wait for you and two months later, I get fired at the behest of the owner for reasons I still don't understand, but I forgive for being Honestly, I didn't consider them. I didn't talk, I didn't joke, I didn't take any revenge and nobody at Anabel.al felt any anger with Top Channel. On the contrary, the media occasionally wrote that Top paid us for articles from them. Bullshit!

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

The story is that when I quit my job (of course removal is not fun even when you're with God's right), I decided to stay home alone. To be honest, they have been some of the funniest weeks because I enjoyed the kids. I was out of work because Anabel Magazine was still on the market and I had to work for it, but I had some leisure time with oysters, and even learned many dessert recipes that I have now forgotten. It didn't take long because Ardit Gjebrea "caught me" not even two months after I had left and started work again. I started from scratch with the same energy because it was a new flyer with a very high load. For people at work, I had no children because I had pushed myself not to justify "I have kalamaj" but to work double as well as those who were single and more free time.

All this challenge, in order to do it all very well, passed me without realizing it was a kind of mania. day I ended up at the psychologist's office.

I realized that wanting to justify nothing, I was just trying to justify to others that I am an invincible super hero. Another stupid one! Of course, I never quit my job and still have long nights in the office, but I'm very self-conscious about what I am for others. I don't kill her anymore! I think the pressure on women is enormous, but I also think that women like me who love their careers, want to keep their name, etc., often add unnecessary pressure to themselves and unhealthy at the same time.

Dalina Buzi:Të qënurit nënë dhe grua perfekte

I realized that there is time for work, as there should be time for children and you have to listen to the body, and also not be ashamed to say "Yes I want to be a mother too! Yes, I have hormones! Yes, I have to stay home and not go to work 20 days after giving birth because the uterus has not even arrived in the country! "

Nothing rushes us, especially us women who work and work well, we will always make room for ourselves. The job is not to get caught up in family-career balances, of looking perfect, because we all know it's a big lie! "