Bota

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u rrëmbye nga e ëma xhihadiste

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2019

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u

Në vitin 2014, Alvin Berisha, asokohe vetëm 6 vjeç, u rrëmbye nga nëna e tij Valbona Berisha dhe të dy u larguan nga Italia drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS. Që prej asaj kohe, i ati i Alvin, Afrim Berisha, një emigrant shqiptar nga Kosova që jeton prej kohësh në Itali, ka bërë të pamundurën për të gjetur të birin. Për fat të mirë, falë Luigi Pelazza të emisionit “Le Iene”, i cili e ka ndjekur këtë çështje prej kohësh, Alvin u gjet në një kamp në Siri.

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u

Por nga ana tjetër, jeta e 11-vjeçarit është në rrezik. Kampi ku ai jeton është i mbushur me njerëz të Kurdisanit. “I kam parë këto foto për pesë vite,” thotë Afrim Berisha që pas pesë vitesh mundi të përqafonte të birin.

Pesë vitet e përballjes me luftën dhe bombat duken se kanë lënë gjurmë te Alvin. Në video, vogëlushi shfaqet i ndrojtur dhe sikur të mos mjaftonte kjo, është plagosur në këmbë gjatë një shpërthimi ku mbeti e vrarë nëna e tij.

Rikthimi i Alvinit në Berzago, Lecco, në Itali, aty ku jeton i ati me dy motrat, është një tjetër problem. Pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Itali, 11-vjeçari ka shtetësi shqiptare dhe mënyra e vetme për ta nxjerrë nga kampi i ISIS është përmes një delegati të qeverisë shqiptare. Luigi Pelazza bëri publikisht një apel për autoritetet italiane dhe shqiptare, të cilat nuk kanë reaguar në kohë në lidhje me rastin në fjalë.

Pelazza telefonoi edhe ambasadorin shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, i cili mbylli telefonin.

Territori ku jeton Alvin rrezikon të bombardohet nga Turqia pasi kurdët cilësohen si terroristë.

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u

Në dhjetor të 2014-s, kamerat e sigurisë së aeroportit Orio al Serio në Bergamo kapën Alvinin dhe nënën e tij. Pas hetimeve, u zbulua se Valbona Berisha, permes internetit, ra kontakt me disa predikues të ekstremizmit islamik. Ajo la pas dy vajzat dhe u largua fillimisht drejt Stambollit e më pas drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS.

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u

Pak ditë më vonë, në janar të 2015-s, Valbona njoftoi Afrimin se ajo dhe djali ndodheshin në Siri e ishin bashkuar idealeve të luftës së Shtetit Islamik. Në një tjetër mesazh, ajo i dërgoi dhe tre fotografi të djalit.

Nga kërkimet në kompjuterin e saj, u zbuluan personat me të cilët kishte kontakt, mes tyre edhe kërkime në internet për Kalifatin, ISIS dhe ekstremizmin. Përpara se të ndërronte jetë, thuhet se Valbona ndryshoi emrin në Yussuf dhe jetonte 40 km në veri të Aleppo-s në Siri.

Videon e ribashkimit të Alvinit me të atin e gjeni duke klikuar këtu

Artikuj të rekomanduar: Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

MOS I HUMBISNI