Health

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për depresionin dhe ankthin

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Gjithnjë e më tepër, problemet e shëndetit mendor diskutohen më lirshëm dhe sigurisht që meritë kanë edhe personazhet e njohur, të cilët prej kohësh flasin me ndjekësit në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, në qershor të 2018-s, publikoi në Instagram një shkrim të Jada Pinket Smith, e cila fliste për pasojat e depresionit. “...shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar,” shkroi ajo. “

“Depresioni është real dhe mund të mos jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Flaka Krelani

Në fund të marsit, Flaka foli në rrjetet sociale në lidhje me periudhën më të errët të jetës së saj. “Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht,” tha ajo. “Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zhgënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq.”

“Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrij gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni ‘problemin’ në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë,” përfundoi ajo.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Armina Mevlani

“Mendoj se në momente të caktuara, të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën sepse asgjë s’është e garantuar,” shkroi Armina në Instagram. “Pas episodeve të ankthit, vuaj kryesisht nga stomaku, por vetëm në periudha të caktuara, jo përherë. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe bëj shumë yoga.”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Sara Hoxha

“Është e panevojshme të them se kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni prenatal. Kam refuzuar të dal me miqtë dhe të jem aktive dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të trishtuar,” u shpreh Sara në Instagram, pak kohë para se të sillte në jetë djalin e saj të dytë, Roman.

“Javën e kaluar, nëna dhe motra ime më ofruan që të shkonim në një udhëtim në Capri [Itali], diçka për të cilën debatova duke thënë jo shumë herë. Deri në orët e fundit, nuk e dija se do të shkoja,” shtoi ajo.

“Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’ju treguar se duhet ta bëni atë udhëtim, të hani drekë apo të dilni për kafe dhe të jeni mirënjohës për atë që keni; mos e shpenzoni jetën duke pasur frikë se diçka mund të shkojë keq.”

Në vijim, Sara tha se “pavarësisht se mendimet e errëta zënë goxha hapësirë në kokën e saj”, është mirënjohëse për njerëzit që e rrethojnë. “Jam mirënjohëse për miqtë, motrat, mamin dhe më e rëndësishmja, për djalin dhe bashkëshortin tim që më mbështesin gjithnjë.”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Lori Hoxha

Lori Hoxha është treguar vazhdimisht e hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor, duke folur mbi përvojën e saj me ankthin dhe panikun. 

“Dëgjoni, nuk është e thjeshtë të flasësh për diçka të tillë dhe ju e dini sa shumë gjykohem unë në lidhje me çfarë bëj dhe çfarë them,” shkroi ajo në Instagram. “Por më bën të ndihem mirë të lexuarit e mesazheve tuaja dhe fakti që mund të ndihmoj dikë. Mos i merrni shumë seriozisht rrjetet sociale, merrni nga ato çfarë ju nevojitet. Të flas për një problem të tillë nuk është mënyrë për të përfituar vëmendje. Mund ta marr lehtësisht me një foto me bikini. E di që fotot e mia janë të lezetshme dhe marr kohë për t’i kuruar, por ndonjëherë ndihem se nuk po e përdor platformën time për të treguar se kush jam në të vërtetë."

"Rrjetet sociale të shkatërrojnë dhe bëhen një rreth vicioz mbi të dukurit bukur, të bërit foto, marrjen e like-ve, të ndjerit mirë për pak çaste dhe me të vërtetë nuk e dua më një gjë të tillë. Pra, nëse mund të hedh dritë mbi diçka, dua të jetë për shëndetin mendor,” përfundoi Lori.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Albano Bogdo

Në shkurt të 2018-s, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, Albano Bogdo foli ndër të tjera edhe për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

“Për rreth 3 vite e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem, sepse më kap ankthi dhe paniku. Unë i rashë shkurt dhe zgjodha pijen e jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë për afro 1-2 vite. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 e 400 njerëzve që kam lënduar,” ta aktori.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Elita Rudi

Me rastin e Ditës së Babait (në Shtetet e Bashkura, më 16 qershor), Elita Rudi shkroi në Instagram: “Gëzuar Ditën e Babait mbretit të kështjellës sonë. Faleminderit që ndjenje në shtëpi me ne gjithë këtë kohë, që më ndihmove mua të mos kaloj në depresion pas lindjes dhe që i qëndrove pranë djalit tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të të jemi gjithnjë mirënjohës. Tani je i lirë të djegësh verën me muzikën tënde, që është muzika jonë e preferuar në orarin e gjumit. Të duam, babai më i mirë në botë.”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Bieta Sulo

Bieta Sulo u bë nënë për herë të parë majin e 2017-s dhe si shumë nëna të tjera, vuajti nga depresioni pas lindjes. “Ehhh, ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha me veten. sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë: depresioni pas lindjes,” tha ajo për Revistën Class.

“E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar dhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morën Kroin, dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete.”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Eno Popi

Ndonëse më rrallë, depresioni pas lindjes prek edhe burrat. “Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak,” u shpreh Eno për Revistën Who.

“Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Roza Lati

Roza Lati tregoi në prill të 2018 në “Thumb” se qentë e saj e kishin ndihmuar të mposhte depresionin dhe ankthin. “Më kanë ndihmuar shumë që të kaloja depresionin. Kisha ankth dhe aritmi zemre. Shkova tek doktorët, të cilët më thanë që s’kemi pse të të japim ilaçe. Dil me kafshët e tua në natyrë, prek tokën me dorë dhe energjinë negative do ta thitë toka”, u shpreh ajo.

Shtojmë edhe Bebe Rexhën dhe Rita Orën:

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Bebe Rexha vuan nga çrregullimi bipolar dhe “nuk i vjen turp”. “S’e kuptoja pse ndihesha aq keq,” shkroi Bebe në Tëitter. “Jam ndjerë aq keq sa s’doja të dilja nga shtëpia apo të takoja njerëz të tjerë dhe jam ndjerë aq mirë sa s’flija dot, s’ndaloja dot së punuari, së krijuari muzikë. Tani e di pse.”

Bebe shtoi se po punon për albumin e ri dhe se s’ka ndërmend të përmbahet, aq më pak tani që foli publikisht për diagnozën e saj. “Nuk dua t’ju vijë keq për mua. Dua të më pranoni. Kaq. Ju dua."

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Në një intervistë për Cosmopolitan, Rita tregoi se ka vuajtur nga ankthi dhe u desh të konsultohej me një specialist. “Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata,” tha ajo. “Nuk kam frikë të pranoj se kam shkuar te terapisti.”

Artikuj të rekomanduar: 30 gjëra që bëjnë shqiptarët që vuajnë nga ankthi për të lehtësuar simptomat

Rrëfimi i një vajze shqiptare me depresion: "Çfarë do të doja të mos më kishin thënë kurrë"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albanian celebrities who have spoken openly about depression, anxiety and stress

Increasingly, mental health issues are discussed more freely and of course the well-known characters who have long been talking to their followers about mental health issues also deserve credit.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, in June 2018, posted on Instagram a post by Jada Pinket Smith, which spoke about the consequences of depression. "... many things that my family and fans never thought I was going through," she wrote. "

"Depression is real and can be noticeable. Don't be fooled by a smile. Speak! Take care of each other! Don't take kindness for weakness! Don't get love, loyalty, and support guaranteed! I love you with all my heart! ”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

The Krelani Flame

In late March, Flame spoke on social media about the darkest period of her life. "The end of 2018 and the beginning of 2019 has been difficult for me physically and mentally," she said. "The reason I'm expressing so much, is because each of us has difficulties that are normal, frustrations are also normal, like lack of motivation, it's not the end of the world or other things that make us feel bad."

“I would like them all to be medicines so that I can consume them every day, because they help me achieve everything I want in life. What we are is what we are ready to fight for. Make yourself a priority and do not turn the 'problem' into a problem because it does not exist. Health is the only important thing in life, ”she concluded.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Armina Mevlani

“I think at certain times, we all suffer from anxiety. It is normal to feel insecure about life because nothing is guaranteed, ”Armina wrote on Instagram. "After episodes of anxiety, I suffer mainly from the stomach, but only at certain times, not always. I try to see the positive side of things and do a lot of yoga. ”

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Sara Hoxha

"Needless to say I suffered from prenatal anxiety and depression. I have refused to go out with friends and be active and sometimes find myself lonely and sad, ”Sarah said on Instagram shortly before giving birth to her second son, Roman. “Last week, my mom and sister offered me to go on a trip to Capri [Italy], something I argued about not saying many times. Until the last few hours, I didn't know I was going to go, ”she added.

“In a way, life has a weird way of telling you that you have to make that trip, eat lunch or go out for coffee and be grateful for what you have; don't spend your life in fear that something may go wrong. ”

Next, Sarah said that "despite dark thoughts taking up a lot of space in her head," she is grateful for the people around her. "I'm grateful for my friends, sisters, mom and most importantly, my son and my husband who always support me."

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Lori Hoxha

Lori Hoxha has been constantly open about her mental health problems, talking about her experience with anxiety and panic.

"Listen, it's not easy to talk about something like that and you know how much I'm judged on what I do and what I say," she wrote on Instagram. "But it makes me feel good reading your messages and the fact that I can help someone. Don't take social networks too seriously, get what you need. Talking about such a problem is not a way to gain attention. I can easily take it with a bikini photo. I know my photos are cute and I take the time to cure them, but sometimes I feel like I'm not using my platform to show who I really am. Social networks ruin and become a vicious circle of looking good, taking photos, taking on likes, feeling good for a few moments, and I really don't want that anymore. So if I can shed light on something, I want it to be about mental health, ”she concluded.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Albano Bogdo

In February 2018, invited to the morning show "Sunbeam" on Report Tv, Albano Bogdo talked about, among other things, one of the most difficult times of his life.

“For about three and a half years I have been cured and still continue to be cured because of anxiety and panic. I fell short and opted for the unbridled drink and life. I drink 2 bottles of alcohol a day for about 1-2 years. Now I feel like I'm in the curse of the 300 and 400 people I hurt, ”the actor said.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Bebe Rexha

Baby Rexha suffers from bipolar disorder and is "not ashamed". "I didn't understand why I was feeling so bad," Bebe wrote on Twitter. “I felt so bad that I didn't want to leave my house or meet other people and I felt so good that I could not sleep, couldn't stop working, create music. Now I know why. "Bebe added that she's working on the new album and has no intention of sticking around, let alone now that she's publicly talked about her diagnosis." I want you to accept me. So. I love you, ”she concluded.

10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për

Rita Ora

In an interview with Cosmopolitan, Rita indicated that she was suffering from anxiety and had to consult a specialist. “I have someone I talk to once a week. People suffer from anxiety in different ways, but for me it comes down to long-term goals, ”she said. "I'm not afraid to admit that I went to the therapist."

Recommended article: 30 things Albanians do that suffer from anxiety to relieve symptoms