Në nëntor të vitit 2014, Jeremy Renner u divorcua nga Sonni Pacheco pas dhjetë muajsh martesë. Asokohe, Pacheco tha se shkak i ndarjes ishte mospërputhja e karaktereve. Tani, ajo thotë se Renner tentoi ta vriste.
Në dokumentat e gjykatës, siguruar nga TMZ, Pacheco tha se nëntorin e shkuar, Renner ishte në një club, kishte pirë kokainë dhe i kishte thënë dikujt se “nuk merrej dot më me të dhe se thjesht donte ta zhdukte nga faqja e dheut.” Gjithashtu, ajo tha se një dado e dëgjoi Renner të thoshte se do të shkonte në shtëpinë e saj për ta vrarë, e për të vrarë veten më pas sepse Ava “më mirë të mos ketë asnjë prind sesa të ketë Sonni-n si nënë.” Pacheco kërkon kujdestari të plotë të vajzës së tyre 6-vjeçare, Ava.
Dokumentat përshkruajnë edhe një incident ku Renner futi një armë në gojë, kërcënoi të vriste veten dhe më pas qëlloi në tavan, teksa Ava po flinte në dhomën e saj. Për më tepër, Pacheco e akuzon Renner për abuzim verbal dhe emocional dhe se ka qenë i pirë a i droguar teksa kujdesej për vajzën. Në një nga incidentet e përshkruara, Renner kishte lënë kokainë në banak, ku lehtësisht mund të kapej nga Ava.
Gjatë divorcit, Pacheco i kërkoi Renner t’i kthente pasaportën e vjedhur, certifikatën e lindjes dhe kartën e Sigurimeve Shoqërore.
Përgjatë viteve, janë bërë publike një sërë incidentesh dhe akuzash që hedhin dritë mbi marrëdhënien e tyre problematike. Sipas The Wrap, një mik i ngushtë i Renner që jetoi me ta për ca kohë, tha se Pacheco, kanadeze, u martua me aktorin thjesht për të marrë lejen e qëndrimit në Sh.B.A.
Një përfaqësues i Renner tha për E! News: “Mirëqenia e vajzës së tij Ava ka qenë dhe është prioritet i Jeremy. Këto janë punë për gjykatën. Është me rëndësi të vini re dramatizimet në deklaratat e Sonni-t me një qëllim të vetëm në mendje.”
Seanca e radhës gjyqësore është lënë më 7 nëntor.