TV Mania

Rita Latit ia hoqën fustanin e bardhë rrugës për te shtëpia e burrit

Shkruar nga Anabel

13 Tetor 2019

Rita Latit ia hoqën fustanin e bardhë rrugës për te

Rita Lati ka qenë e famshme që para se shumë prej nesh të vinin në jetë. Kur u martua, ishte në kulmin e famës. E bëri babai nuse, veshi fustanin e bardhë, buzët e kuqe dhe gëzoi me gjithë ata që u mblodhën për ta përcjellë.

E ftuar në “E diell” në Top Channel, Rita tregoi se për fat të keq, nuk e mbajti gjatë fustanin e bardhë.

“Kur u nisëm, kisha me vete një çantë me disa gjëra që kisha qepur se isha moderne që atëherë. Kisha qepur gjëra të bukura dhe e mbaja në krah. Kur burri ndalon dhe merr çantën. Më thotë mua ‘ka thënë mëma që nuk duhet të vish me rroba të bardha se je artiste. Silleni thjesht.’ Njerëzve u thanë që do vija paradite, ndërkohë shkova pasdite vetëm që të mos kishte njeri. Si përfundim vajta si nuse komuniste. Qaja gjithë rrugës. Mendonin se qaja që u largova nga shtëpia, unë qaja për fustanin që mezi e gjeta,” tha Rita.

Dhe nëse e imagjinoni dot Ritën nuse te vjehrra, ka qenë fiks ashtu.

“Një kazan e kam larë katër herë brenda ditës! Se nga ia gjenin një të zezë, nisja e laja nga e para unë. në gjithë lagjen, nusja me b*thën më të pastër të kazanit isha unë,” tha ajo.

Me shumë mundësi, ajo ishte hera e fundit që preku punë me dorë se tani thjesht pret të vijë zonja që e ndihmon me shtëpinë dhe vetë rri si divë.