Muzika

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2019

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

Në listën me 20 albumet më të suksesshëm në historinë e Spotify, Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar. Albumi i saj i parë, “Dua Lipa”, në vend të pestë, ka lënë pas edhe “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” të Billie Eilish që renditet në vendin e 17 dhe “My Everything” të Ariana Grandes që mbyll Top20.

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

Albumi i parë dhe i vetmi i Duas u publikua në fillim të qershorit të vitit 2017. Në të ishin pjesë hitet si “Be the One”, “IDGAF”, “One Kiss”, “New Rules” e të tjera.

Pjesa më e madhe e tyre kryesuan klasifikimet në Mbretërinë e Bashkuar, derisa më pas Dua u bë një yll ndërkombëtar duke rrëmbyer dy Grammy, çmimet më prestigjoze në muzikë. Pritet që së shpejti ajo të publikojë albumin “Dua Lipa 2”.

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

Lista me 20 albumet më të suksesshme në Spotify:

1. Ed Sheeran – “÷ “

2. Post Malone – “Beerbongs & Bentleys”

3. Ed Sheeran – “x”

4. Justin Bieber – “Purpose”

5. Dua Lipa – “Dua Lipa”

6. Drake – “Views”

7. Drake – “Scorpion”

8. Post Malone – “Stoney”

9. Sam Smith – “In the Lonely Hour”

10. The Weeknd – “Starboy”

11. The Weeknd – “Beauty Behind the Madness”

12. Eminem – “Curtain Call”

13. XXXTentacion – “?”

14. Kendrick Lamar – “Damn”

15. Twenty One Pilots – “Blurryface”

16. Shawn Mendes – “Illuminate”

17. Billie Eilish  –  “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”

18. Drake – “More Life”

19. The Chainsmokers – “Collage”

20. Ariana Grande – “My Everything”