Instagramming

Pse Anjeza Shahini vesh të njëjtën xhaketë gjithmonë

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2019

Pse Anjeza Shahini vesh të njëjtën xhaketë gjithmonë

Anjeza Shahini ka një xhaketë të preferuar. Është prej lëkure, ngjyrë kafe, e gjatë deri në ije, shkon me gjithçka dhe kudo. Ja ku është xhaketa në 2017-n:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

Dhe ja ku është dje:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

Dhe nëse mendoni se një personazh publik duhet të dalë vetëm një herë me një veshje, mos ia shprehni këtë mendim (të painformuar) Anjeza Shahinit.

“Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. E dua modën dhe kënaqem kur blej veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetojmë. Kështu që kur blej diçka të re,  thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sadopak ambientin. Unë besoj në të qenurit modern dhe më i përgjegjshëm. Ah, sa për gotën plastike në doë, është 100% e riciklueshme, por prap nuk është ideale,” shkruan ajo, frymëzimi ynë i ri.

Moda e shpejtë, që tregton veshje të reja çdo javë, me cilësi dhe çmim të ulët, është ndotësi i dytë më i madh i ujit të pastër, shkakton 18% të përdorimit të pesticideve dhe 25% të insekticideve në gjithë botën. Thjesht për të prodhuar një bluzë me mëngë, nevojiten 2600 litra ujë. Çdo vit, 235 milionë veshje përfundojnë në landfill. Çdo vit, industria e modës emiton 1.2 miliard ton karbon.

Prandaj rekomandohet blerja e veshjeve nga firma që kujdesen që procesi i prodhimit të jetë ekologjik ose nga dyqane të dorës së dytë. Sa më gjatë të veshim diçka, aq më mirë.