Këto janë Sushi (majtas) dhe Tuna (djathtas), dy kotelet Savannah (një racë e krijuar nga përzierja e maces shtëpiake me macen e egër afrikane) të Justin Bieber, për të cilat këngëtari pagoi 35,000 dollarë. Justin, që nuk i ka aspak problem paratë, është i lumtur për kotelet e tij, por PETA jo.
Organizata amerikane për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve (PETA) ironizoi blerjen e Bieber-it duke theksuar se ai mund t’i kishte dhuruar ato para dhe thjesht të adoptonte dy mace.
Në një prononcim për People, nënkryetarja e PETA, Lisa Lange, tha: “Baby, baby, baby, nooooo. Justin Bieber duhet t’i frymëzojë ndjekësit e tij nëpër botë në mënyrë që të shpëtojnë kafshët duke i adoptuar ato nga një strehëz lokale kafshësh, në vend që të nxisë dëshirën për macet hibride. Ai duhet të kontribuojë në krizën e mbipopullimit të kafshëve.”
Justin reagoi ashpër duke thënë se PETA “duhet të merret me problemet reale”. “PETA, shko dhe përqëndrohu te problemet reale si gjuetia apo egërsia e kafshëve. Po thoni pse unë e dua një lloj të caktuar maceje?! Pse nuk e përmendni qenin tim Oscar, të cilin e shpëtova? Apo çdo lloj kafshe që duhet të marrin duhet ta adoptojmë? PETA, shko bëj diçka për plastikën në oqean dhe lëri macet e mia të bukura rehat.”
Pas kësaj, kryetari i organizatës u përgjigj me një deklaratë të dytë.
“Më vjen keq, Justin, por duhet ta mendosh më thellë këtë çështe: Kur miliona kafshë humbasin jetën e tyre çdo ditë sepse njerëzit vendosin të blejnë dhe jo të adoptojnë, kriza e mbipopullimit është një problem i vërtetë. Ju ftojmë të kaloni një orë në një strehëz kafshësh për të kuptuar se shkak i mbipopullimit janë njerëzit që paguajnë dhe nuk adoptojnë. Ju keni fuqinë të jeni një model për t’u ndjekur, ndaj përdoreni fuqinë tuaj për mirë.”