Original

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë njëzetë e ca vjeçarët shqiptarë

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2019

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Vjen një pikë në jetë, aty në mes të të njëzetave që harron thuajse gjithçka nga fëmijëria dhe në të njëjtën kohë, kërkon të rikthehesh. Është e kotë sigurisht, por brenda tre minutave që do të lexoni këtë artikull, do t’ju duket sikur jeni ende në 9-vjeçare dhe duhet të bëni gati rrobat e fiskulturës për nesër.

Në klasë, karriget i gjeni të vëna përmbys mbi tavolinë dhe kur të ikni, siguroheni t’i lini siç i gjetët.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Orën e Vizatimit, mësuesja ju kërkon të nxirrni plastelinën dhe të formoni trupa gjeometrikë.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Zysha kujdestare ju njofton për herë të fundit se brenda javës duhet bërë pagesa nga ata që s’e kanë për bërë për kontributin vjetor. Gjithashtu, kush do të marrë Librin e Dijes duhet të japë lekët te senatorja e klasës.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Gjatë orës së Gjuhës, shoqja e bankës ju prezanton me Encarta-n. “Është enciklopedi, si puna e Librit të Dijes, por është falas. Si internet i vogël,” thotë ajo. Ju i kërkoni t’ua japë dhe juve.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Në Fiskulturë, disa duan të luajnë topa djegësi me një fushë, disa me dy fusha. Ju s’i mësuat kurrë rregullat e asaj me dy fusha, kështu që gjeni të tjerë si vetja dhe luani me llastik. Në fund të muajit keni një dhimbje misterioze barku, si pasojë e hedhjeve për të kaluar llastikun.

Para se të niseni për në shtëpi, lekët që kursyet sot në pushim, i përdorni për të blerë një nga ato blloqet e vegjël me Winx, Yu-Gi-Yo a diçka tjetër në kopertinë. Nuk i tregoni mamit se asaj s’i pëlqen t’i prishni lekët me budallallëqe.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Teksa hani drekë, shihni Kripëmjaltëzat dhe ndoshta jo dhe aq thellë, doni të bëheni pjesë. Sikur të kishit pak guxim.

Më pas, uleni në kompjuter thjesht sa për ta përshëndetur, edhe pse s’keni asgjë për të bërë në të a s’keni internet. Vini vërdallë, kontrolloni folderat a thua se është shfaqur papritur ndonjë gjë e re në ta, dorëzoheni dhe merrni një sy gjumë para se të nisni detyrat.

Ky artikull do t’i rikthejë në fëmijëri gjithë

Nesër keni kontroll nga drejtoria në Matematikë dhe duhet të bëni më të mirën.