Të hënën në mbrëmje, tabloidi britanike The Sun publikoi thashethemin më të papritur: Adele, 31, dhe ylli i grime Skepta, 37, janë parë të dalin disa herë bashkë. Edhe pse tabloidi nuk i quajti çift, miq pranë tyre thonë se s’janë larg asaj dite.

Sipas The Sun, krenaritë e Tottenham-it janë parë të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë bashkë që kur Adele u nda nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, në prill të këtij viti. Kjo romancë lulëzoi gjashtë muaj pasi Skepta dhe Naomi Campbell i dhanë fund lidhjes së tyre. Lidhja e Adele me Skepta-n, nëse janë vërtet të lidhur, do të jetë një histori komedish romantike: Dy miq zemërthyer ngushëllojnë njëri-tjetrin dhe papritur puthen... e dashurohen.
“Adele dhe Skepta i kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u ndanë nga partnerët e tyre respektivë,” tha një burim për tabloidin. “Janë shumë të afërt dhe kanë diçka të veçantë mes tyre. Disa nga miqtë e tyre të përbashkët shpresojnë të bëhen çift një ditë.”
Duke parë historinë e dyshes, janë përmendur bashkë tre vite më parë. Në maj të 2016-s, Adele postoi një foto të Skepta-s me përshkrimin “Tottenham Boy,” postim që e bëri Skepta-n të mos hiqte dorë nga muzika në një periudhë të vështirë.
Tottenham Boy #konnichiwa pic.twitter.com/gs7wMhaaki
— Adele (@Adele) May 15, 2016
“Adele më mburri,” tha Skepta për IBT Times UK. “Një ditë, thjesht po rrija dhe pashë që kishte postuar diçka për mua ku më quajnte ‘Tottenham boy’ se edhe ajo është nga Tottenham. Do të hiqja dorë nga muzika atë ditë, ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Ajo është zonja e Tottenham-it dhe më quajti mua djalin.”
Në fund të 2016-s, Skepta foli më gjatë për miqësinë me Adele. “Adele më shkruan gjatë gjithë kohës dhe më mban në binarë. Më tregon si po i shkojnë punët.”
Një këngë e Skepta-s, për ata që s’e njohin.