Në më pak se 24 orë, Gashi ndjeu nevojën të shkruante në Twitter një mori gjërash: diçka për njerëzit që e kanë tradhtuar, për gjërat që kanë ndryshuar, për çfarë fshihet përtej mungesës së replikës, për urrejten, për albumin e ri dhe jo vetëm.
Aq shumë postime sa vështirë të bësh lidhjen mes tyre. Gjithsesi duket se reperi e pa të nevojshme të ndryshonte dhe emrin. Në një postim tashmë të fshirë, ai shkroi: “Do të ndryshoj emrin këtë javë... Larry Gashi. S’ka më Labinot. Ma dhe ba, më falni.”
Mesa duket, ndryshimi është marrë seriozisht pasi në faqen e tij në Wikipedia shkruhet Labinot “Larry” Gashi.
Reperi i ndryshon emrat sipas qejfit. Fillimisht e quajti veten The Kid Gashi, pastaj Gashi, pastaj G4shi, sërish Gashi, ndërsa tani Larry Gashi.