Armina Mevlani ndodhet në Paris, duke shijuar Javën e Modës me blogere të tjera si ajo. Dje, pati mundësinë të ishte e pranishme në sfilatën e Viviene Westwood, look-un e fundit të të cilës e prezantoi Bella Hadid dora vetë, e veshur si nuse.
Mbi një foto të Bella-s nuse, Armina shkruan “si do të dukem unë nuse.” Është shumë e qartë që blogerja do të synojë për një fustan të veçantë, të paharrueshëm, që ka histori dhe mund të përshkruhet në shumë mënyra, përveçse minimalist.
Fustani i nusërisë nga Vivienne Westwood është frymëzuar nga Marie-Antoinette, ka mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm që i ngjason një ujëvare dhe një korse në pjesën e sipërme. Çadra e tyltë, me një hapësirë për sytë, mendojmë vjedh gjysmën e vëmendjes.
Bella-s i pëlqeu aq shumë fustani, sa tha se ndoshta e vesh në dasmën e saj. Armina? Një replikë për Bella-n?