Kur nuk e zgjedh ai filmin që do të shihet mbrëmjeve të qeta në shtëpi, në praninë e dy gotave verë të bardhë, e zgjedh ajo. Se kush tjetër do e marrë përsipër këtë detyrë të vështirë? Fati? S’do të guxonte kurrë. E lodhur nga dhuna, makinat dhe/ose robotët, ajo vë filmin më limonatë, më të sheqerosur që ekziston. Jemi të bindur se kur kanë ideuar këta filma në zyrat e tyre, ekzekutivët kanë pyetur “çfarë do të shohë një njëzetë e ca vjeçare e etur për pak dashuri?”
1. Ata duhen, por...
Vlen të përmenden: The Notebook, A Walk to Remember, Friends with Benefits, Bridget Jones’s Diary, 500 Days of Summer
Kë të shihni: S’i shpëtoni dot asnjërit, por do kënaqeni
2. Një princeshë e gjorë kërkon dashurinë
Vlen të përmenden: The Princess Diaries, Ella Enchanted, The Prince & Me, Monte Carlo, Roman Holiday
Kë të shihni: The Princess Diaries
3. Dasma që për pak e mori lumi
Vlen të përmenden: Bridesmaids, Bride Wars, My Best Friend’s Wedding, The Wedding Planner, The Proposal, My Big Fat Greek Wedding, Crazy Rich Asians
Kë të shihni: My Big Fat Greek Wedding
4. Shoqe që bëjnë gjëra
Vlen të përmenden: Sex and the City: The movie, Girls’ Trip, Rough Night, Bad Moms, Ibiza
Kë të shihni: Bridesmaids se edhe ai për shoqe është. Vrisni dy zogj me një gur.
5. Ajo është në humor për të qarë
Vlen të përmenden: A Star Is Born, The Fault in Our Stars, Titanic, Amour, Blue Valentine, Hachi: A Dog’s Tale
Kë të shihni: Shihni kë të doni, përveç Blue Valentine. Mund të ndaheni.