Showbiz

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do të kthehem prapë”

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të ëmbël, do të mbajë koncertin e fundit para se të sjellë në jetë bebushin. Ajo bëri një postim emocional në Threads, ku u shpreh:

“Këtë të shtunë kam koncertin e fundit për një kohë (të pacaktuar). Kam pak emocione, se s’e di kur do kthehem prapë për të performuar live, ama projektet nuk do të ndalen”.

“Ka shumë të mira rrugës, 1 surprizë shumë të bukur për këtë verë (për të tjerat s’po flas, po ia lë kohës). Mezi po pres të kënaqemi bashkë edhe një herë live – deri herës tjetër. Ju dua shumë”, përmbylli ajo postimin.

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Dafina e njoftoi lajmin e shtatzënisë në janar të këtij viti, duke bërë të ditur që pret të sjellë në jetë një djalë.

Shpeshherë, këngëtarja është kritikuar për performancat e saj nëpër club-e, deri në pikën që reagoi përmes një postimi në Instagram.

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”, ka shkruar ajo.

Dafina shtoi se vajzat dhe gratë duhet të bëjnë atë që duan gjatë shtatzënisë, pasi kjo nuk është një periudhë ku jeta ndalon: “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde."

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Dafina's last concert: "I'm a little emotional, I don't know when I'll be back"

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Dafina Zeqiri, who is expecting a baby, will hold her last concert before giving birth. She made an emotional post on Threads, where she said:

"This Saturday I have my last concert for a while (undetermined). I'm a little emotional, because I don't know when I'll be back to perform live again, but the projects won't stop."

"There are many good things on the way, 1 very nice surprise for this summer (I'm not talking about the others, I'm leaving it to time). I can't wait to enjoy live together once again - until next time. I love you so much," she concluded the post.

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Dafina announced the news of her pregnancy in January of this year, announcing that she is expecting a boy.

The singer has often been criticized for her club performances, to the point where she responded through an Instagram post.

"I am pregnant and continue to perform in concerts, because that is why I started this journey in the first place. Since childhood, performance and music have been therapy for me - they have helped me cope with depression, express myself freely, and face life's challenges, whether emotional or physical. Even when I have not felt well, the stage has been my place of healing," she wrote.

Dafina added that girls and women should do what they love during pregnancy, as this is not a period where life stops: "I do this work not for money, but out of pure love for music and art. I believe that every woman has the right and power to continue her career during pregnancy, as long as she is healthy and has a safe pregnancy. Being pregnant does not mean that you are sick or that you have to stop your life."

Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do

Suggested articles: