Shqipëria

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2019

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf

Gjërat kanë ndryshuar, pasi Tirana nuk është më qyteti ku njerëzit argëtohen më shumë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë.

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf

Lakrori, kërnacat, shëtitjet në mbrëmje vonë nën tingujt e serenatave e kanë kthyer Korçën në një nga vendet më tërheqëse në Shqipëri.

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf

Korça ndiqet nga Tirana, Lezha, Kukësi dhe Berati që plotësojnë Top5 me qytetet ku njerëzit shpenzojnë më shumë për argëtim dhe kulturë – aktivitetet, shfaqjet artistike dhe lojrat.

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf
Photo Courtesy of @Olgert Zaçe

Pas këtyre të dhënave, po e vendosim menjëherë Korçën në listën e qyteteve shqiptare që duhen vizituar gjatë vjeshtës. Shkoni te @anabel_hostel në Instagram për të na sugjeruar vendet tuaja të preferuara. 

Ky është qyteti shqiptar ku bëhet më shumë qejf

Burimi: Instat via Monitor